Nje femer s`pyetet per moshen apo numrin e kembes

Nje femer s`pyetet per moshen apo numrin e kembes
Gjithmonë është konsideruar e pakëndshme që ta pyesësh femrën për moshën e saj, ndërsa kohët e fundit është bërë njësoj e pakëndshme për ta pyetur edhe për numrin e këpucëve. Femrat moderne bëhen shumë të ndjeshme kur është fjala për madhësinë e këpucëve të tyre, sepse ende konsiderohet se këmba e madhe është veçori e meshkujve, ndërsa thuhet se rreth gjysma e femrave i gënjejnë shoqet dhe partnerët e tyre në lidhje me madhësinë e këpucëve.

Në vitet e fundit, këmba e femrave është rritur për tre numra: nga numri standard 38 në madhësinë 41, që është gjithnjë e më e shpeshtë, ndërsa 82 për qind e femrave të anketuara kanë thënë se u vjen turp të tregojnë numrat 41 ose 42. Supozohet se në vitet e fundit, shputa e femrave nuk është zgjatur, por është zgjeruar, ndërsa arsyeja për këtë është rritja e mesatares së gjatësisë trupore dhe peshës në popullatën femërore.

Për shkak të ndjenjës së turpit, dy të tretat e femrave kanë deklaruar se nuk kërkojnë ndihmë kur shkojnë të blejnë këpucë, ndërsa një e treta e tyre kanë thënë se ndjejnë turp nëse duhet t’i heqin këpucët në prani të njerëzve. Tregtarët pohojnë se në vitet e fundit është rritur për 80 për qind kërkimi i këpucëve për femra me numër 40, 41 dhe 42, pritet që së shpejti të jetë vështirë gjetja e këpucëve për femra me numër 37. Megjithatë, probleme me turpin nuk kanë personalitet e famshme që mbajnë këpucë me numra të mëdhenj. Këpucë me numër 41 veshin Nicole Kidman, Michelle Obama, Kate Winslet dhe Sonila Meço J .

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama