|
|
Kjo eshte nje pjese nga vepra monografike "Trashigime pellazgjesh"
e Studiuesit te Shquar shqiptar Shtjefen Konstandin Gjecovi e cila, pjeserisht
eshte botuar ne shtypin e viteve 1930.
Materiali eshte pergatitur per botim sipas asaj qe eshte e botuar
dhe nga doreshkrimi qe ruhet. Kjo veper monografike e cila trajton problemin
e vazhdimesise te Kultit (besimeve) te pellasgeve. Vepra me vertetimin
e vazhdimesise se ketyre besimeve deri ne shek e XX tek populli shqiptar
afirmonne rruge etnologjike vazhdimesine e pellasgo-iliro-shqiptare.
Pergatitur per botim nga Jaho
Brahaj
Dëshmimet e të vjetërvet.
Shkaf
asht emën hyjnijet që së vonit u vadituna prej kombesh
të kandeve të dheut, i muaren prej Pellazgjësh,16 ose prej
atyne njerzve të egër e bjeshkana, njerzve gavej a vigaj që
në gjuhë tonë edhe sot thirren "Katallaj" e që
ishin me një sy në ball si thotë Homeri,17 njerëz
që quheshin "Farkëtoret e Rrufeve të Zeusit"
si e dëshmon Hesiodi e "Ndimëtarët e Vullkanit Etnes"
si don Virgjili.18
Horodoti prej Halikarnasit i cili jetoi në 500 e mje në 424
vj. para Kishtit, i cili edhe thirret "At i historisë"
na rrëfen se hyjnitë që besoheshin prej helenësh ishin
të pellazgve.19
Ma vonë pellazgët e permirësuan në njëfarë
mënyret trajten e sjelljeve e të lutunave. Mbas t'ardhunt të
egjiptasvet, pellazgët e vendit rindreqën besimin e tyne, tu
ju a njitë hyjnive emna të rinjë, tuj i lutun me sjellje
të reja, e që mandej u pelqyen e u perqafen edhe prej grekëvet
(Herodoti, ibid, 50).
Me hy me folë permbi seicilin hyjni t'etenve tonë, permbi emna
e shkadomethanë të tyne të shemtueme e t'mbrapshtueme prej
helenësh, latinësh e prej kombesh tjera 20 kisha me lakue prej
shtekut që e kam mësy, e prandej po i la anash e nder hyjni
të panjehuna, po i permendi nja disa të cilave s'u a zhgulë
rranja ende prej tokës shqiptare.
Hyu - Zojsi - Ejti - Gjuesi - Jovis.
Emni i të Madhit Perendi Jehova i hebrejve gjithduer emnash mbajti:
Jao, Jove, Jobe, Jahue. Jehave thirrej prej samaritansh; Jao prej grekësh;
Jova prej latinësh e prej këtyne emnavet doli Jovis.
Ky hyjni i paganvet a i gentilvet u qujt:
Hy, Zojës, Ejt, Gjues prej shqiptarësh,
Jehova prej hebrejsh,
Aesar prej etruskësh,
Esgi prej indianësh,
Syre prej persianësh,
Zeus, Jao, Dhios prej gregësh,
Zain prej japonezësh,
Esgi - Istu prej sarmatësh (polakët),
Zeno prej rumenësh,
Jehove prej samaritaish,
Jova - Jovis prej latinësh.
(arciprete Bilotta, Gli Enti, Sacri della Bibla në numi Mitologici).
Perthanat e madhnia e Zeusit
Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupiteri, (Horat, Od. I. XII. I).
At i hyjnive edhe i njerzimit, (Virg. Aeneid, 13 254).
At ndihmëdhanës. (Cicer. N. D. 11. 23).
Jovi At. (Gellius. V. 12.).
Hy (Hyjni) (Centerus, p. 23).
Jupiter hedhës. (Jupiter Stator) (Dion Halic. II. 34: Propert. IV.
El. XI).
Jupiter Qendrues. (Dion. Halic. II, 50).
Jupiter Shtys, (Jupiter Elecius) (Ovid. Fastor. III. 32).
Jupiter Kapitolini. (Liv. I. 20 et I).
Jupiter Tarpej (Tarpejus). (Juven. XII. 6).
Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).
At i ditës e i dritës. (Horat. Od. I. 34).
Shkëlqyes. (Gell.V. 12).
Jupiter Gur. (Gell. I.12).
Zeus mirëpritës, zemergjanë, bujar. (Virg. Eneida. I. 781
et. )
Zeusi Vaj. (Gell. V. 12)
Tertuljani (in Apoleget. 14) thotë se edhe me treqindë emna
të tjerë qe thirrë Zeusi, si e dëshmon Varroni, e
së vonit të gjithë këto ju shkruene "Zeusi Creten",
Zeusi i Kretës.
Oroe: Nder perdhanat që i jepnin Zeusit e hyjnive të tjerë,
kam për të zanë në gojë në këtë
shkrim vetëm ato, që u kanë mbetun në trashëgim
shqiptarvet të sotshem sidomos nder malsinat tona.
Lindja e Hyut.
Kroni i biri i Uranit mësoi njerzimin në bujqësi. Titanët
ishin vllaznit e Kronit. Ky qe at i shumë fëmijve të cilët
por sa lindnin i perpinte, e prej të cilve shpëtoi vetëm
Zoti (Zeusi), sepse e ama Rea 21 e dergoi në Kretë e Kroni i
gënjyem perpiu gurin në vend të foshnjes.
Emni i Kronit e ka rranjën nga gjuha shqipe e don me thanë Mbret
a kryekunoruem. - Per nderim të Kronit shqiptarët ngritën
një kështjellë në maje të Gurit të Kuq,
i cili gjindet në fushë të Finiqit, ku u ishte edhe qyteti
i Kronit. Sot në atë vend asht fshati që quhet Krongji,
në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden
germadhat e motnueme të kohës pellazgve.
Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote** nuk u lind në Dodonë
në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës
ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër
Butrint me lunder e në Kretë. - Këtu e muarne në kujdes
priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të
malit "Id". - Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte
shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave,
që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e
ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za,
e këto e rritne Zeusin. - Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.
Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir,
Thesali e mbi Ellad. - Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi
të atin - Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga
Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë
mbi Hyun: "Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët
quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit e tyne Antitan)
edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe
me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin
me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë
të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në
mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera.
- Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës
ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue
Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin,
pse ishte trim edhe i pashëm. - Në këtë luftë
Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej
lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët).
- Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë
trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). - Gegët të
mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit
e tij e fëmijët e ti.
Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit)
ishin laber.
Oroe: Shumë fshatra të Kretës kanë emnat e fshatravet
toskërisë; si bj. fj. Selinon, Selija e Delvinës; Zvaqja,
Sfaka e Gjinokastres etj, si edhe shkronjat "nj" e "lj"
i perdorin tepër kretasit si edhe labët.
Permbi vajtjen e Zotit në Kretë, Z. Basil Bendevi nga Lubina
e Epirit na ka pasë rrëfye ketë gojëdhanë që
e kishte pasë ndigjuar nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati
i Delvinës: "Mbreti Zoti (Zeusi) kishte luftë me kretas,
pse këta nuk donin t'i napin të lamet (pagesat, si edhe sod
nepër Shqipni!!!). Dergoi e thirri nji mbret çalaman nga një
vend shumë i largët. Kur ju afrue shtëpisë së
Zotit mbreti çalaman, Zoti i doli perpara per me e pritë e
me e pershëndet.Tuj u ulë prej kalit mbreti çalaman,
i shpëtoi sqepari nga brezi edhe e çau kokën e Zotit
(Zeusit). Nga varra e kokës së Zotit doli një vashëz
e bukur edhe e armatosun që e qujshin "Thena". Mbreti çalaman
e shëroi Zotin, edhe i punoi armë si thika, shpata, shtiza,
heshta, shigjeta e këso tjerash. Tuj u nisë per ma mësye
Kretën Zoti, e la Martin si mëkambës të vet në
Epir.
Me shumë laber mbërriti Zoti në Kretë e me pak mundime
i shtroi edhe i vuni nden sundim të vetë. Permbasi u krye lufta,
Zotit (Zeusit) i pelqeu vendi e nguli per shumë kohë aty në
Kretë.
Si u rrit Thena, Zoti e martoi me një trim të mirë në
një vend të largët edhe i dhuroi shumë kështjella
e për nder të sajë ngrehu një qytet të ri të
ciliin equejti n'emën të vashës, Thena ose Athena e sotshme."
* *
*
Si u rritë Zeusi, e ç'veshi të atin nga mbretnimi edhe
e ndau me vllazen të vet:
Mbreti e sunduesi i Erës e i tokës u ba Zeusi,
Neptuni (nep të tundun) i ra sundimi mbi detin,
Plutit (plotit) sundimi mbi pasunitë,
Zeusi perfytyrohej ndejun me madhështi në një fron të
trajtuar prej eshtnash të dhambëve të elefantit, tuj mbajtë
purtekën e sundimit në dorë të majtë, e në
të djathten rrufenë. Per bri i rrinte rrogesha e kryesja e deshirave
të tij shqipja, e cila si mbretëneshë e puplishteve ishte
e trueme këti, edhe Ganimedi kupëmbajtësi i Zeusit. Nder
landë të trueme Zeusit ishte bungu (shpardhja). Njëkto
janë lumtime që i nepeshin Zeusit prej kombeve të botës.
Tashti të shohim se shka na ka mbetë në trashëgim
ne shqiptarvet kah besimi e bindja ndaj këti e tjera hyjni pagane.
Zeusi në Shqipni
"Ndivenesa e Dodonës"
Para se të filloj me shtjell lamshin e ngatërruem të
kavaljetavet të Katallajve, po u permendi atdhetarvet të mij
se edhe në Shqipnin tonë kishte pasë ngulë rranjë
të trasha idhujnijake. Që të mbërrijë me e vu
per fije këtë lamsh më duhet me i dhanë vedit një
të hovun për të gjatë të tokës së dashtun
shqiptare, e të shkoi me zanë vend në ato maje të
bindueshme tëmadhnushme të Dodonës, nga mundem ti sodisë
rrethet e atmes teme deri në të ngimë. Mbi ato krahina,
nga zu fill lumnija e jonë, lumnija e pellazgve, e të ulem nder
ato gomile rrenimesh të Ndivënesës së Dodonës,
nga filluen e u perhapen besimet e para, asht ma e arsyeshme t'u tham,
hutimet e para, që u thadruen aq thellë nder zemra shqiptarësh.
Këto kanë mbërri mje në breza të kohës që
gjalliojm na, sikurse e ban dëshmi kombi i jonë, sodomos i malsinave
shqiptare të sotshme.
Këto punë po i shkruej këtu o vëlla shqiptar, jo me
ndonjë qëllim të keq, por pse po më ka anda me e ndrique
me to vjetersinë e kombit tonë e mos o zot, se më ka lind
në zemër me i pelqye vetë a me hutue kend me këso
gojdhanash të paganëvet. Por ta marrë vesht bota se hyjnitë,
mendyrat e sjelljet besimtare, si grekët si edhe latinët e vjetër
i paten prej etenve tonë pellazgë. 22
Dodona
A gjindet kush në jetë që s'ja ka ndigjue zanin Dodonës
shqiptare?
Mbas Permbytjes së Pergjithshme të rrozullimit (e cila ndodhi
në vjetin 1675 mbas krijimit të botës. - P. Fr. Finetti,
S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me
u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende të parrahuna të
kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit,
seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert
i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni
dheun tonë e mu n'atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit
tonë toskët.
Me emën të Dodanimit pra u qujt Ndivënesa e Dodonës
e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e
mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të
rruzullimit e të cilën Homeri e thërret "Zeusi Pellazgjik",
"Dodona Pellazgjike" (Iliada. II. 93). Këtu e pati ngulë
rranjën e trashë kjoftë largu; këtu u jepte të
gjegjun hutave të botës ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e të
tana të gjegjunat i shqiptonte të dyzueme ky rrenës i territ,
që të mundej të arrinte qellimin e mbrapësht
per me mbajtë njerzimin të ngerthyem nder hutime, e tuj jau
hedhun ka një grusht pluhun nder sy, të mos ti binin në
fije rrenave të dyzueme, e tuj i percjellun me "Po-Jo! - Jo-Po!"-
Po u doli e pëvetmja e edhe po nuk u doli atyne të marrve, nuk
e tirshin ma gjatë: "Ndivënesa - e foli!"
Ky brinoç i madh, të cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun
e i papasun me gjithë shka kishin, e pati fshehun emnin e vetë
e qe thirrë prej botës Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, që
paten arrit me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të
true e të mnishem të hyjve të rrejshëm. Keta mbasi
e shtrinë sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen për
mnerë tuj u gjendun gati natë e ditë per me pritun ata
që vinin me kerkue ndihmë prej ti, e me u ba mirë (!) të
gjithë njatyne që ndodheshin ngushtë, tuj i marrë
mendësh edhe ma ër mner nepërmjet të sherbëtorvet
të vetë, ashtu që nder e pa nder ata ja falnin shpirtin,
e Zeusi, per me i patun sa ma parë nder gaca të mbretnisë
së territ, i shtynte turravrapthi me këputë zverkun a në
ndonjë luftë a në ndonjë tjetër rrezik!
Kesh të din të flasin ato rrenoja, ajo pyllë e lisni, ajo
buçilë e ai kumbim i kupave të remta (bakerta), që
rrinin gati me i dhanë të gjegjun të gjithënjatyne
që shkonin me kerkue fatin e jetës! Kesh të dinë të
flasin, thashë, e të na dëftojnë me emën të
gjithë ata të mdhajtë e botës që e mësynin
këtë Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue
në fli dhanti të madhnueshme, që i mbështeteshin mbi
trevezë të Zeusit në mirënjohje të rrenave të
rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me një grusht miza!
Aso botet i paten zgavernue sytë e curratë veshët tuj pritun
me kureshtje kumbimin e kupave për kohëdina që do tu diftonin
tuj parafolun. Të atyne kupave që paten bindë botën
e që bota mbarë qe marrë mendësh mbas tyne, tuj besue
se kumte qiellore u vinin nëpermjet tyne e që mandej qe ba përrallë,
si Ndivënesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba që
të pushonte fjalëgjati (llafazani), sillnin kokën mënjananë
e thonin: "Na shurdhoi si remet në Dodonë! (Aes Dodonaeum).
Vetëm veshët e shqiptarvet tonë as nder ato kavaljeta as
nder kohët e vona të sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitë
njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritë gurgullimi i asaj gurre
a buçile e ushtima e rrebtë e zhaurimës që derdhej
e dredhej si shakllori nepër lisni tuj e dridhun mbarë vendin
kur hovej nder shpella të mnershme e nder zgavra e plasa currash.
Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.
Shiptari, i cili kurdoherë e ka ruajtë edhe e ruanë fjalën
e porosinë e të parvet si sytë e ballit e që gojë-thana
për kombin tonë asht aq e bindueshme, e ka ba që të
ruhen të pa fueme e të pa ndrrueme shume punë e doke e
me jau vu mendjen djal mbas djalit për të mos i qitun në
harresë.
Janë sa e sa gojë-thana që i mbajnë e pa ditë
se për të kuajin nderim po i mbajnë; asgjamangut shqiptari
i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasë prej të parësh,
e me ba me ja vu në lojë a në qesti at besim, atë
doke e atë fjalë që i ka ngelun prej të parve, veç
në mos i punoftë zemra ndonjë të ligështumit,
se s'kishte me e lanë me kalue lehtë.
Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepër të vjetrueme shqiptarit,
që ka pasë prej të parvet, sepse a të gabushme a t'egra,
detyra e mirnjohjes do ta shtyjë që ta ja madhnojnë besën
në në të ruajtun të fjalës e të porosisë
së parvet.
______________________________
16). Pellazgët populli ma jetik që banoj dheun e Greqisë,
i cili para se të quhej Hella qe thirrë Pellazgji, e këtij
populli do t'i dihet qytetnimi i Greqisë. (Dikcjonari mitologik Villarosa.
Napull 1841) - ... Homeri kryeshtjellësi i kombeve të lashtë
Thesalinë e quan Argo Pellazgjik, e Falëtoren e Didonës
(Dodonës, që ishte ma jetikja në atë kohë e quan
Zeusi Pellazgjik. (Saggio Filos fiso antica Grecia. G. C Tipaldo, Napulli
1869, sopra la il Iliade v. 98).
17). Të quajtun "Kiklopes" prej perkrenarjet që u
mbulonte kryet dhe fytyrën e cila kishte birë drejtë me
sy edhe sepse mbanin një dritar (pishtar) në ball per me ju
ba dritë sa rrekeshin nder gropa duke nxjerrw minerale. (C. Danti.
Compendio della Storia Universale VIII. Greqia.
18). Prof. Dr. G. Garollo Piccola Enciclopedia; U Hoepli. Milano 1892.
19). Banorët e parë të tokave greke edhepse jetonin si
shpellarë të vertetë të shtymun prej ndjesivet të
permbrendshme të lumnisë adhuronin Hyun në natyrë
duke i perngjitun vetitë e emnat e natyrës vetë të
dukshme. (Tipaldi. Saggio Filosofico etc.) Pellazgët ma parë
luteshin masandej u dhuronin kushte hyjnive. Asnjë hyjnije nuki jepnin
emën as mbiemën. Popuj që erdhën mbrapa, prunë
hyjni të tjera, ose ju a ndërruan emnat hyjnive që gjetën.
Priftënt e tyne sollën me vedi ttemele besimesh e sjellje besimtare.
Në ato kavaljeta priftënija pellazge kishin të vlerësuar
mikpritjen si edhe bashkatthetarët e tyne. (Herodoti. lib. II, 52).
20). Gjuhë të ndryshme me emnat e hyjnive shkaktoishin ngatrrime
fjalësh e kuptimesh, prej të cilavet shtoheshin emna e numëri
i hyjnive . (Tipaldi. Saggio ect.).
21). Amulium patruum Rhaea sacerdotis, amore ejus captum, nubilo coelo
obscuroque aëre (vrant me re) cum primum illucescere coepisset, in
usum sacrorum aquam petenti insidistum in luco Martis compressisse eam...
(M. Octavii. Lib I cap. 19).
22). "Dii quos coluerunt Romaniii, fuerunt fere innumeri (Vide Plin.
H. N. II. &' Juvenali. XIII. 46).praesertim cum procedente tempore
et prolato Imperio omnia fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint.
(Min, Fel. p. 15 ed Rigal. G. H. Nieupoort' De Sacris Romanor. c. I. De
Diis).
|
|
|