Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 
- Lindja dhe zhvillimi i qyteteve ilire.
Njoftimet me te hershme te shkruara per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne misit te shek IV para eres se re, por sic deshmojne dhe te dhenat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kerkojme me heret, aty nga mesi i shek V para eres se re.

Gjate shek IV-II para eres se re qyteti dhe jeta ne Iliri moren nje zhvillim te vrullshem. Ato u zhvilluan vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin te ngritura mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore e te fortifikuara me mure rrethuese te ndertuara me blloqe guresh te punuar. Ne arkitekturen e tyre te brendshme qytetet ilire u ndertuan sipas shembullit te qyteteve bashkohese te Greqise, Maqedonise dhe Epirit. Ne vendet me te mira ndertoheshin ngrehinat e rendesishme shoqerore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj. Ne Bylis e Klos u ndertuan teatro, ne Amantie e Bylis, stadiume.

Qyteti ilir isht para se gjithash qender ekonomike, ku krahas skllavopronareve jetonin dhe vepronin dhe zejtaret dhe tregtaret. Qyteti kishte edhe funksion uhstarak, shoqeror e kulturor. Periudha e zhvillimit dhe e lulezimit te qytetit e te Kultures qytetare perkonte me kohen e fuqizimit me te madh te shtetit Ilir.

Arti dhe Besimet
Ne epoken prehistorike iliret kishin te zhvilluar artin dekorativ, i cili gjeti zbatim te gjere ne prodhimet e artizanatit, si ne enet prej balte ashtu dhe ne objektet e zbukurimit prej bronzi. Motivet qe perdoreshin me shpesh per zbukurim si trekendesha rombe, vija zigzage, rrathe etj kishin qellim estetik, por dhe botekuptimor. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.

Gjate periudhes qytetare ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkekohor. U shfaq skulptura prej guri qe paraqiste shtatore me veshje ilire. Perhapje te gjere mori punimi i terrakotave prej balte te cilat paraqitnin kryesisht forma qe adhuronte popullsia ilire. Kulti me i perhapur ishte kulti i Diellit i cili simbolizohej ne forme rrethi, ne forme spiralee dhe kryqi te thyer. Shume i perhapur ka qene dhe kulti i gjarpreit.

Gjuha Ilire
Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane qe dallohej nga gjuhet e tjera te kohes se lashte te ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plote i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire, perhapje te gjere mori gjuha e shkruar greke e me pas ajo latine. Ne mbishkrimet e zbuluiara ka shume emra njerezish qe shpjegohen me Ilirishten



Ka ardhur koha qe 
dhe ju te keni nje faqe ne web.


2001-2002 Shqiperia.com