Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 

Pasaktësi dhe sajesa në një faqe interneti për Flamurin kombëtar shqiptar.

Duke vizituar në internet faqet që flasin për kulturën dhe traditat e kombit tonë, u gëzuam që pame edhe një faqe që permblidhte flmujt tonë kombëtarnë vazhdimësinë kohore.
Duke falenderuar këtë firmë tregëtare (www.CRWflags.com) për interesin që paraqet për simbolin e kombit tonë, nuk mundet të rrimë pa saktësuar që në këtë faqe kemi krijime kryekëput të pa sakta. Nuk konkludojmë se a bëhet me qëllime dashakeqëse apo janë krijime e sajesa vetëm për tregëti, nga që kjo faqe qenka reklamë për shitje flamujsh.
Së pari po permendim se ka të sajur një flamur apo shenjë që gjoja e paskan perdorur besimtarët islamik shqiptar në kohën e pushtimit turk, që është sajesë në bazë të ngjyrave e shenjave të flamurit grek (!?) e të simboli perandorak turk (!?). Po ashtu edhe një tjetër shenj e popullatës jo islame shqiptare po për këtë periudhë. Të dyja këto shenja janë veçse sajesa pa asnjë burim dokumentar historik. Si duket ato që i propogandojnë e sajojnë nuk kanë as njohurit fillestare që asnjëherë nga shqiptarët nuk janë përdorur tre shirita me ngjyra si shenjë kombëtare.

Që nuk kanë as njohuritë ma elementare e fakton edhe i ashtuquajturi "Flamur i Pavarsisë Shqiptare 1912", ku flamuri i paraqitur në këtë faqe është larg të vertetës së dokumentuar.

Pa u zgjatur në shumë gabime e sajesa pa asnjë bazë të realitetit, dhe flamuri shqiptar i komunistëve shqipëtar (që pë kohë të gjatë u bë flamur shtetëror Rep. së Shqipërisë) është paraqitur grafikishtë gabim. Nuk do flasim për përiudhën 1924 - 1939 që nuk ka asnjë bazë reale, kurse për periudhën e parë të pushtimi fashistë italian, emblema shtetërore është paraqitur si flamur. Ja vlen të theksojmë se na bind plotësisht fakti që paraqitësit e kësaj faqeje interneti nuk kanë as njohuritë më elementare historike për flamujt historik shqipëtar, kur shohim që emblema e qytetit Shkoder e krijuar në vitin 1994, vendoset si flamur i Shkodres, per të mos folur që edhe Republikës së Korçës nuk i jepet viti i saktë. Vemendjen na e terheq paraqitja kater herë e flamurit të Vorio Epirit (nuk dua të paragjykoj në interesin e tepruar në këtë periudhë dhe për paraqitjen e kësaj krijese administrative që nuk e njohu asnjë shtet bashkëkohës).

Pa paragjykuar qëllimet e krijimit të kësaj faqeje në internet, i vlerësoji për interesin që kanë për simbolin e kombit tonë, por I këshilloi të gjithë ato që janë të interesuar për vazhdimsinë në histori të simbolit tonë kombëtar, se kjo faqe është me gabime dhe me sajesa pa baza historike.

Këtë vit perkujtimor të 90-vjetorit të Pavarsisë Kombëtare është pergaditur një monografi për flamurin kombëtar Shqipëtar, dhe shpresojmë se do sigurohen mjetet financiare që të botohet në muajin shtator. Mbetet të shpresojmë

Jaho Brahaj.
Mars, 2002.

Diskutoni kete teme tek Albforumi


 



Ka ardhur koha qe 
dhe ju te keni nje faqe ne web.


2001-2002 Shqiperia.com