
|
Lojera per demonstrim (demo) qe mund ti luani ne kompjuterin
tuaj. Nese keni kohe te lire, pse s'i provoni? Keto lojera jua sugjeron
Edi dhe Tori.

11.1 MB |
Jetboat Superchamps
Merrni ne dore timonin e nje motoskafi aerodinamik qe shkon deri ne
300mph dhe s'ka marshe fare. Mbani gazin shtypur sepse vetem ne kete
menyre mund te komandoni timonin. Frenat ne uje nuk bejne shume efekt
kur jeni me shpejtesi, kjo nuk eshte makine, por motoskaf zhhhhhhpllaaaqqqqq.....
|

16.0 MB
|
Jetboat Superchamps 2
Ky eshte versioni i dyte i lojes me motoskaf, versioni
i plote sjell me shume pista per gara dhe per kampionate. Efektet
zanore dhe ato 3 dimensionale jane gati perfekte. |

21.7 MB |
Kayak Extreme
Ne fakt ne fillim kujtova se kjo loje do ishte e shpejte dhe do te
jepte adrenaline, por nuk e di, mua mu duk pak e avazhte :(, gjithsesi,
provojeni dhe ju dhe me thoni :). Kini kujdes mos kaloni nga vendet
ku ka shkumezim te ujit pasi uji do terheqi varken tuaj mbrapsh. Jepini
mire lopatave :) |

14.9 MB |
Master of the Skies: The Red Ace
Kjo loje eshte njohur zyrtarisht si Gjuetia ndaj Baronit
te Kuq, dhe zhvillohet ne luften e pare boterore, atehere kur
avioni nuk kishte shume qe ishte shpikur. Ne fillim ekzistonin avionet
spiune, pastaj kur pane qe edhe njera pale edhe tjetra ishin me aviona,
filluan ti gjuanin njeri tjetrit me pistoleta derisa erdhi dita qe
vune mitraloza, bomba e raketa ne avion. Eshte nje nga lojerat qe
kam luajtur me me shume qejf deri tani. Nuk ju nevojitet te mesoni
shume gjera, kapni miun dhe keni kapur timonin. Me njerin buton keni
mitralozin e me tjetrin raketat ose bombat sipas misionit ku luani.
ffffffiiiiiiiiiiiiuuuuuuuuuuuuuuu |

14.5 MB |
Superchix '76
Kete loje me makina akoma nuk e kam luajtur megjithese kam patur gjithmone
qejf te bej gara me makina, me shume me ato prej verteti :) |

5.65 MB |
(Backgammon) Tavell
Vete emri ju thote mjaft, doni qe te luani kunder kompjuterit
ne tavell, ose te luani kunder shokut tuaj nepermjet internetit? Kjo
eshte loja e duhur! Shume e arritur dhe terheqese. |
Doni lojera te tjera? Nuk dini si te luani keto qe ju ofruam? Per cdo
gje mund te na pyesni tek
forumi i lojerave te Albforumi
|
|