‘Nentori i dyte’ rikthehet ne kinema ‘Agimi’ shfaqje speciale edhe ne Vlore

‘Nentori i dyte’ rikthehet ne kinema ‘Agimi’, shfaqje speciale edhe ne Vlore
Filmi emblematik, ‘Nëntori i dytë ‘ i cili në Festivalin e 13-të të Filmit që u mbajt në Tiranë në nisje të nëntorit, u shfaq për herë të parë për publikun i restauruar, me cilësi maksimale video dhe audio, do të rikthehet në kinemanë e kryeqytetit. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit lajmëron se më 27 Nëntor, në orën 19.00 kryeqytetasit mund ta ndjekin këtë film në Kinema ‘Agim’ në Tiranë dhe hyrja është e lirë për këdo që ka kurreshtje të shohë këtë version të restauruar të filmit.

Por më heret, më 26 Nëntor do të ketë një shfaqje speciale në Vlorë, në qytetin e flamurit…Një aktivitet ky që mbahet në Teatrin ‘Petro Marko’ të qytetit në mesditën e 26 nëntorit e ku ftohen të gjithë qytetarët të shohin rrugëtimin e Ismail Qemalit derjt Vlorës ku u shpall dhe Pavarësia e Shqipërisë.

Kësisoj, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Projekti i Kinemasë Shqiptare, ofrojnë për publikun emocione të rralla atdhedashurie me shfaqjen në kinema të ngjarjeve, personazheve historikë dhe peisazheve të vitit 1912, me ngjyrat dhe cilësinë e figurës dhe zërit ashtu siç do të kishte dashur t’i jepte edhe regjisori Viktor Gjika me stafin e tij në vitin 1982. Është kjo një ftesë për të gjitha ata që nuk kanë mundur dot ta shohin filmin “Nëntori i dytë” në versionin e tij të restauruar, mund ta ndjekë në këto dy shfaqje speciale në Vlorë dhe Tiranë.

Ndërkaq, kremtimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u shtohen edhe shfaqje filmike që dokumentojnë personazhe historike, ngjarje dhe data që patën ndikim në historinë e shtetit Shqiptar këto 100 vjet në Kinema Agimi pjesë e rrjetit të kinemave Imperial në kryeqytet dhe hyrja për këto projeksione speciale do të jetë e lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama