Çmontohet fasada hyrese e stadiumit Qemal Stafa

Çmontohet fasada hyrëse e stadiumit Qemal Stafa

Prej javësh, "Qemal Stafa" është drejt rrafshimit total. Pas shembjes se tribunave pas portave dhe asaj për karshi, e fundit do të ishte tribuna qendrore që do të prishej. Kjo, për shkak të ekzistencës së monumentit të kulturës që konsiderohen shkallaret dhe fasada e këtij impianti.

13833593_10206836675465465_590505585_o

Ditën e djeshme,i ka ardhur radha edhe kësaj pjesë të mbetur nga "Qemal Stafa" që të mund të lëvizej. Në këtë rast, pjesa e fasadës së impiantit nuk është shembur, por ka nisur të çmontohet.

13838609_10206836676305486_1224832080_o

Duke qenë se bëhet fjalë për një objekt që ka rëndësi të veçantë, pjesa e fasadës dhe shkallaret hyrëse në tribunën qendrore të këtij impianti janë çmontuar nga firma që është duke u marrë me ndërtimin e impiantit të ri, në mënyrë të tillë që të mos dëmtohen, dhe kjo pjesë të jetë e përdorshme edhe në impiantin e ri.

Janë përdorur dy vinça, përveç forcës punëtore, në mënyrë që të zhvendosen blloqet e gurit që kanë formuar këtë pjesë të stadiumit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama