Çelet Bienalja e pare e akuarelit ne Muzeun Historik Kombetar

Ekspozite pikture.Foto Flor Abazaj (2).TIRANE, 21 nëntor/ATSH/ -Shoqata artistike VIZart ka organizuar sot "1st International Watercolor Bienale Tirana 2015" ne Muzeun Historik Kombëtar.

Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën për kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin e piktures.

Sakaq, në Shqipëri është e para bienale akuareli. Qëllimi ishte që të kthejnë dhe njëherë vëmendjen tek ky zhaner thuajse në zhdukje në Shqipëri, për të krijuar në të ardhmen disa piaca të akaurelit, ndërkohë që në Europe e bote kanë mbi 100 vjet që gjallërojne.

Në ketë aktivitet morën pjesë 200 artistëve nga më shumë se 55 vende të botës. Shumë prej artistëve vinin nga vende të largëta si, Gana, Maruitis, Indonezi, Filipine, Japoni, Kina, Indi, Ekuador e Peru , Singapor, Siri, Iran si dhe nga vendet e Europës e Ballkanit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama