Hotele Shqiptare

Hotel Dea

I pozicionuar vetem 100 metra larg bregdetit Jon, ne rrugen nacionale Sarande-Butrint, hotel DEA ju dhuron kenaqesine dhe relaksin e deshiruar. Hoteli ofron nje plazh privat prane ujit te kalter te Jonit si dhe nje pishine per te rritur dhe femije. Hoteli disponon nje restorant dhe bar te brendshem, bar ne tarrace nga ku ju mund te shijoni pamjen e mrekullueshme te detit te kalter te Jonit. Gjithashtu hoteli ofron edhe nje parking te siguruar 24 ore. Hotel DEA ka 15 dhoma nga te cilat 9 me dy krevate, 5 dopio, 1 treshe. Te gjitha dhomat jane mobiluar dhe zbukuruar me mjaft shije: perfshijne tualet me dush, ajer te kondicionuar, sistem ngrohje, TV, telefon dhe minibar. Hotel DEA ofron nje larmi gatimesh, si ato tradicionale Shqiptare ashtu dhe ato mesdhetare te gatuara me mjeshteri nga mjeshter te kuzhines. Mbrejmet tuaja do te jene te pa harrueshme ne taracen e hotelit nga ku ju mund te shijoni pamjen e mrekullueshme te detit te kalter te Jonit duke pire diçka ne barin e ketij hoteli.





Hotele Plazhi

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi