Ylli i Detit


Hotel “Ylli i detit” te flesh e te zgjohesh nen tingujt e e detit me
kengen e pulebardhave, i zhytur ne konfortin e nje çasti te
paharrueshem, ne nje mjedis miqesor.
Hotel 5 katesh prane detit dhe ne mes te gjelberimit te pishave. Midis
kesaj nderthurje te mrekullueshme te natyres do te shijoni kenaqesine
qe ju ofrojne ambientet çlodhese te ketij hoteli. Ne ambientet e
hotelit ju do te gjeni nje salle konferencash, kend lojrash per femijet
tuaj, varka me qera, internet, salle muzikore etj.
Hotel Ylli i Detit ka 69 dhoma, nga te cilat 6 jane suita , 39 dhoma
superiore dhe 24 dhoma standarte.
Hotel “Ylli i detit” eshte nje hotel i mobiluar me shije italiane, te
gjitha dhomat jane te pajisura me TV satelite, minibar, Ballkon,Tualet
bashkekohor, telefon dhe ajer te kondicionuar.
Hotel “Ylli i Detit” ka nje restorant ne te cilin serviren nje
shumellojshmeri gatimesh. Ne restorantin e hotelit ju do te gjeni nje
nderthurje te specialiteteve te kuzhines tradicionale shqiptare me ate
italiane. Gjithashtu ne menune e restorantit ju do te gjeni nje gatim
me mjeshteri te prodhimeve te detit.
Hotele Plazhi