Vila Belvedere



Te flesh e te zgjohesh prane detit, te shijosh krijimet e mrekullueshme
te kuzhines te pergatitura cdo dite me ingrediente te fresket, nderkohe
qe gjendesh ne nje mjedis miqesor i rrethuar nga njerez te sjellshem qe
jane te gatshem per t’ju ndihmuar ne cdo kohe . Kjo eshte Villa
Belvedere. Eshte nje nder hotelet e para te ngritura prane Shkembit te
Kavajes, ne plazhin e Golemit. Ky hotel e filloi jeten si nje restorant
me nje kuzhine speciale Italiane dhe Mesdhetare, fama e te cilit krijoi
kliente aq besnik, saqe e kishin te veshtire te ndaheshin. Restorantit
dhe reputacionit te tij i eshte bashkangjitur nje hotel elegant me nje
arkitekture te jashtme moderne e me arkitekture te brendshme
karakteristike te nje vile italiane. E paperseritshme, Villa Belvedere
gjalleron jeten tuaj me shijet e shplodhjes aktive. Sauna, palester,
pishine- te gjitha buze krahut te magjishem bregdetar te Adriatikut.
Sherbim i mrekullueshem kudo ku deshironi- ne dhome, ne pishine, sauna
dhe palester, nga nje personel qe flet anglisht dhe italisht. Villa
Belvedere ju shton veprimtarive tuaja klasin e larte europian,
komfortin e padiskutueshem dhe sigurine e suksesit. Villa Belvedere
ofron kende takimesh edhe per biznesmenet qe duan t’I japin suksesit te
tyre nje imazh me serioz.
Hoteli ka 30 dhoma, nga te cilat 3 jane dyshe, 12 jane dopjo 11 jane
treshe, 4 suita. Dhomat standarte jane te pajisura me dushe ajer te
kondicionuar, telefon dhe televizor. Dhomat Belvedere kane mobilje
antike,ajer te kondicionuar te personalizuar, frigobar, telefon,
televizor me antene parabolike. Nderkohe qe disa prej suitave me pamje
ballore, ofrojne ballkon, hidromasazh, kasaforte etj. per ata qe
preferojne te kene me teper luks ne jeten e tyre. Salla e konferencave
mirepret 80 deri ne 100 persona; ndarje te posacme per perkthyesit.
Hoteli ofron sherbim audio dhe conference si dhe aksesore per
demonstrime multimediale. Ka internet falas, nje bar dhe nje restorant
shume te mire.
Hoteli Disponon 2 Salla Restoranti me 140 vende me pamje nga deti
Kuzhina të pasur në asortimente dhe cilësi: kuzhinë Italiane, Franceze,
dhe tradicionale me ushqimë tërësisht natyrore dhe një shërbim nga më
cilësorët.
Hotele Biznesi
Hotele Plazhi