Hotele Shqiptare

Hotel Adriatik

Dikur një ëndërr për shqiptarët, tashmë tërësisht i rinovuar, hotel Adriatiku, përfaqëson një kompleks të stilit modern me pesë yje, të hapur për këdo që priret të shijojë shërbimin e mrekullueshëm me një vendndodhje perfekte. Vetëm 25 minuta larg kryeqytetit dhe Aeroportit të Rinasit, me pamje nga deti, me dy restorante, bare dhe komoditete të tjera, Hotel Adriatik është vendi ideal si për pushime ashtu edhe për biznes. Hoteli ka 70 dhoma me pamje nga deti apo kopshti i palmave, disa prej tyre edhe me ballkon apo dalje në tarracë (25 dhoma standarde, 13 dhoma ekzekutive, 6 apartamente biznesi apo martesore). Dhomat jane të ideuara me elegancë, dhe te pajisura me mjetet me moderne si jakuzzi, kabine dushi, tharese flokesh, kasaforte, telefon me linje nderkombetare, ajer te kondicuonuar, televizor me satelit, tavoline pune, sistem alarmi. Gatime të shijshme të ofruara nga restoranti elegant me menu Bukuroshja e Durrësi. RestorantiTre brezat është në dispozicionin tuaj gjithë ditën me gatime italiane dhe ndërkombëtare. Mund të provoni mbi 200 lloje verërash dhe lloje të ndryshme djathërash në mjedisin e paqtë të Wine bar-it. Në mbrëmje mund të shijoni tingujt e muzikës live dhe pianos e të zhyteni në kënaqësinë e të fituarit në sallën e lojravë Imperial games. Pozicionuar në afërsi të hollit të hyrjes së hotelit, kafeneja e stilit italian dhe këndi i çajit janë vëndet perfekte për të ndënjur me miqtë. Baret e plazhit, të hapur nga maji në tetor, janë këndet e mrekullueshme për të shijuar koktejet, snack-ët dhe përëndimin e magjishëm të diellit. Bari buzë pishinës ofron snack-ë dhe pije për pushuesit që parapëlqejnë të marrin rreze buzë pishinës. Pishinë e hapur, sauna, fitnes, xhiro me biçiklete, volejboll në plazh, tenis, plazh privat. Argëtim & lojra, pishinë, lojra uji, art & vizatime, lojëra me top, video & festa, etj. Hoteli vë ne  dispozicion një person që  kujdeset për fëmijët. Te tjera: Për një dasëm të paharrueshme ky është vendi ideal! Kopsht fantastik palmash dhe pishinë e ndriçuar për tu ofruar miqve pijen e mirëseardhjes, salla madhështore për organizimin e darkës së dasmës suaj. Ekspertët tanë të dasmave do tju ndihmojnë të organizoni një festë magjepsëse.


Hotele Biznesi


Hotele Plazhi

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi