Hotel Perla 


Hotel “Perla” ndodhet ne qender te qytetit mikeprites te Pogradecit
anash parkut me te madh te qytetit qe vijon pergjate bregut te liqenit
. Eshte nje hotel i kendshem me ballkone te vogla te zbukuruara me lule
shumengjyreshe. Hoteli ka nje dizenjo moderne me influenca italiane ne
ambjentet e tij te brendshme dhe nje verande interesante. Dhomat jane
mobiluar vertet me shije dhe ofrojne kushte teper komode. Gjate
qendrimit tuaj ne hotel “Perla” ju mund te vizitoni piken turistike te
“Drilonit”, mozaiket e fshatit turistik “Lin” dhe qendren arkeologjike
ne te, si dhe pikat turistike si “Tushemishti”, “Pylli i Geshtenjave”,
“Krusha”, “Kalaja” etj.
Hoteli ka 18 dhoma dhe 4 suita te mrekullueshme. Ajo qe te bie ne sy
eshte se dhomat jane me shume hapesire dhe te dekoruar ne menyre
elegante. Dhomat jane te pajisura me banjo, dushe, tharese flokesh,
mini-bar, TV, mobilje elegante dhe system ngrohjeje.
Bar- restoranti ka nje kapacitet prej 80 vendesh ku ju mund te shijoni
kuzhinen tradicionale shqiptare dhe europiane ne nje atmosfere te
kendshme. Mund te shijoni nje pije freskuese ne veranden e kendshme dhe
te shihni njerezit qe shetisin pergjate bulevardit.
Hotele Qyteti
Hotele Plazhi