Hotele Shqiptare

Hotel Çajupi

E ideuar dhe konstruktuar për aktivitete të ndryshme, festa familjare, me kapacitete më se të bollshme. Në kompleksin Çajupi ndodhet dhe salla e konferencave me një kapacitet prej 80 personash, e pajisur me aparaturat e nevojshme. Gjithashtu këtu do të gjeni dhe një mini sallë lojrash fati për argëtimin e klientëve të apasionuar. Hotel Çajupi ka një kapacitet prej 40 dhomash nga të cilat 30 dyshe, 8suita dhe 2 apartamente. Dhomat janë të qeta dhe të rehatshme me një mobilim elegant, disa me ballkon me pamje nga qyteti i Gjirokastrës. Sherbim i kujdesshem dhe atmosfera mikpritese ju sigurojne nje qendrim mbreslenes. Mikpritjen në këtë kompleks do ta hasni që në fillim me një kafe çlodhëse në ambientet e barit Familjar, dekori i të cilit i punuar me dru të gdhendur dhe piktura në mur do tju krijojnë idenë e odasë së ngrohtë gjirokastrite. Në tarracën e kompleksit Çajupi do të mund të sodisni peizazhin e mrekullueshëm të qytetit, luginën e Drinos si dhe pllajën e Çajupit, nga e cila ka marrë emrin ky kompleks madhështor. Në tarracë ofrohet shërbim profesional në një sipërfaqe 800m2. Aty është vendosur restorant-piceri-pastiçeri. Në restorantin tonë do të gjeni shumëllojshmëri gatimesh tradicionale të gatuara me përkujdesje nga mjeshtrat e kuzhinës gjirokastrite.


Hotele Biznesi
Hotele Qyteti



Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi