Hotele Shqiptare

Hotel Kalemi

Hotel Kalemi eshte nje nder hotelet karakteristike shqiptare qe jane zhvilluar kohet e fundit fale shpirtit siperrmarres te familjeve vendase. I ndodhur ne nje pozicion dominues, ne lagjen e vjeter te Gjirokastres, ofron pamje panoramike te ketij qyteti karakteristik. Pronari ka bere nje pune voluminoze duke restauruar nje nga shtepite tradicionale, rreth 220 vjecare, jo vetem ne gjendjen e saj me te mire por edhe ne nje hotel teper interesant. Per me teper i shtyre nga pasioni per mbrojtjen e vlerave kulturore dhe traditave, ai ka bere te mundur ruajtjen e shume elementeve origjinale. Per pasoje tek Hotel Kalemi, ju do te mund te admironi gjera te tilla si: nje tavan druri 200 vjecar, sunduqe dhe dollape druri origjinale si dhe elemente te tjere te arkitektures karakteristike. Ky hotel ju jep mundesine te shijoni dicka te vecante. Hoteli ka gjithsej nje total prej 11 dhomash nga te cilat 8 jane me dy krevate dhe 3 jane me krevate dopio. Nga te gjitha dhomat per momentin vetem 6 kane ajer te kondicionuar. Te gjitha kane banje private me dush, TV dhe ngrohje qendrore. Hoteli ka nje telefon qendror tek recepsioni si dhe nje dhome ngrenie ku serviret mengjesi. Në restorantet e hotelit shërbehen mëngjesi, dreka e darka, ku mund të shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare. Në tarracën e mrekullueshme, nga ku mund të shihni të gjithë qytetin, përveç barit e picerisë mund të shijoni dhe pjesët më të bukura piktoreske të qytetit. Kushtet e akomodimit ofrohen sipas standardeve e evropianë. Afrohet parking, system qëndror ngrohjeje e ajër i kondicionuar.



Hotele Qyteti
Hotele te lira


Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi