Hotel Regency


Hotel Regency eshte ndertuar per t’i siguruar qytetit te Korçes
komoditetet e duhura per biznesmenet e huaj, turistet amerikane dhe
europiane. Regency eshte nje hotel terheqes ne qender te Korçes, me nje
arkitekture karakteristike lokale dhe dhoma te mobiluara me shije.
Ambjenti modern dhe sherbimi i kompletuar e cilesor i ben mysafiret te
ndjehen si ne shtepite e tyre. Hotel Regency eshte vendi ideal per
takime pune te niveleve te ndryshme, me nje sherbim te plote
restoranti, salle konferencash, dhe nje salle ngrenie private.
Biznesmenet dhe turistet qe qendrojne tek Hotel Regency, do te gjejne
ambjente qe u sigurojne mundesine e nje çlodhjeje ne fund te nje dite
pune ose eksplorimi te lodhshem te Korçes.
Hotel Regency ka 18 dhoma nga te cilat 6 dyshe me krevate te ndare, 6
dopio, 4 teke dhe 2 suita. Dhomat jane pajisur dhe mobiluar ne menyre
elegante me pajisje, mobilje dhe aksesore te importuar. Çdo dhome ka:
banjo moderne te pajisura me dush, ajer te kondicionuar me telekomande
individuale, dritare te medha te ndertuara ne menyre qe ti bejne balle
natyres se ashper te dimrit, mure te ndertuara posaçerisht per
eleminimin e zhurmave, telefon dhe TV te madh. Hoteli ofron edhe nje
ashensor.
Hoteli ka Bar-Restorant me sherbim te plote, nje salle private
ngrenjeje deri ne 20 vete, si dhe nje salle banketi deri ne 90 persona.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti