Hotel Gold

Hotel Gold eshte nje hotel i vogel por modern, qe ndodhet rreth 20m
larg nga bulevardi “Gjergj Kastrioti”. Eshte nje hotel relativisht i
ri, ndertuar ne vitin 2001 ne nje lagje karakteristike te Korçes.
Gjendet ne nje lagje te qete dhe ofron nje mikpritje dhe pasterti qe
jane sinonime te jetes Korçare. Vendodhja ne nje lagje te tille dhe
sherbimet komode qe ofron ne ambjentet e tij e bejne nje zgjedhje
interesante per nje qendrim qofte ky edhe nje qendrim i shkurter ne
Korçe. Kapaciteti i dhomave qe disponon eshte i kufizuar, qe do te
thote se rezervimet ne kete hotel duhen bere heret.
Hoteli Gold ka nje kapacitet prej 10 dhomash nga te cilat 2 jane dyshe
me krevate te ndare, 3 dopio, 2 teke dhe 3 treshe. Dhomat jane moderne
dhe perfshijne banjo me dush brenda, ajer te kondicionuar, TV, minibar
si dhe ballkon per cdo dhome. Dhomat ofrojne nje shlodhje optimale pasi
jane te qeta dhe te pastra.
Hoteli ka vetem nje bar te vogel ku dhe ofron mengjesin por nuk ofron sherbime restoranti, perfshire ketu dreka apo darka.
Hotele Qyteti
Hotele te lira