Hotel Akademia


Ne nje distance prej vetem 18 km nga Korça gjendet Voskopoja, nje qytet
i vjeter me nje kulture te pasur Bizantine qe perfshin nje numer te
kosiderueshem kishash dhe manastiresh ortodokse. Me nje vendodhje mes
pishash te shumta Hotel Akademia ne Voskopoje ofron nje kombinim unik
te natyres se mrekullueshme, historise dhe kultures se pasur dhe
kuzhines dhe sherbimeve te nje cilesie te mire. Ndertuar ne vitin 1954
ne nje stil qe nuk stonon me natyren perreth, ky hotel ka krijuar nje
fizionomi te tijen. Ky eshte nje vend per njerez aktive qe e duan
natyren dhe qe jane te apasionuar pas sporteve te ndryshem ne ambjente
te hapura, te cilat ushtrohen me kenaqesi ne nje pike kaq te bukur. Tek
Hotel Akademia fjalet komfort dhe aktiv jane kthyer ne shoqeruese te
njera-tjetres.
Hotel Akademia ka nje total prej 28 dhomash nder te cilat, 20 dyshe me
krevate te ndare, 7 dopio dhe 1 suite. Te gjitha jane te rehatshme dhe
perfshijne banjo me dush brenda, ngrohje qendrore dhe TV. Nuk ka ajer
te kondicionuar, pasi kjo eshte nje zone e fresket ku lartesia mbi
nivelin e detit ben qe edhe ne vere te flihet me batanije. Dhomat jane
te bollshme te pastra dhe te rregullta.
Bar-Restorant ku ofrohen specialitete shqiptare dhe europiane. Ka
gjithashtu nje taverne e cila eshte mjaft popullore per dashamiresit e
muzikes dhe te kercimit.
Hotele Mali