Hotel Grand Palace


Hoteli ndodhet ne qender te Korçes, prane institucioneve zyrtare dhe
zemres te aktivitetit te biznesit, Grand Hotel eshte hoteli me i madh
me 3 yje i qytetit, qe prezantohet ne tregun e hotelerise dhe turizmit. Profili elegant i ambjenteve te tij, te pajisura me komfortin dhe
cilesine e kohes, te gershetuara me nje sherbim dhe menaxhim
profesional, e bejne ate hotelin me te preferuar dhe me konkurent.
Te Grand Hotel do te gjeni nje zhvillim perfekt te aktiviteteve te
ndryshme si seminare, konferenca, kokteile dhe ceremoni te ndryshme,
nje menu te pasur kuzhine si dhe nje bar cilesor. Gjithashtu ne kete
hotel do te gjeni dhe nje parkim te garantuar.
Grand Hotel perbehet prej 84 dhomash, teke, dyshe, treshe si dhe suita.
Dhomat jane te pajisura me tharese flokesh, tv satelitor, telefon, minibar.
Ne restorantin e hotelit do te gjeni nje menu te shumellojshme, si
europiane ashtu dhe ate tradicionale shqipetare, si dhe nje kombinim
perfekt te vererave franceze, italiane dhe greke te cilat do ta bejne
mbremjen tuaj te paharrueshme.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti