Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

ESE : Raportet mes Fesë dhe Shtetit.

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 15 vite më parë

Aranita Brahaj
ESE : Raportet mes Fesë dhe Shtetit.

Shqipëria është një vend që është karakterizuar gjithmonë nga diversiteti fetar i popullsisë së saj, diversitet i shoqëruar me bashkëjetese fetare në parametra të tolerancës dhe mirkuptimit ndërfetarë. Në Shqipëri kanë bashkëjetuar komunitete fetare tradicionale për shkak të historikut të tyre apo komunitete në trajtën e bashkësive të vendosura vonë në realitetin shqiptarë. Raportet mes Fesë dhe Shtetit. Marrveshjet ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Komuniteteve Fetare.

Studenti: Aranita BRAHAJ


Historiku dhe Gjendja aktuale e komuniteteve fetare.
Komunitetet fetare deri pas luftës së II botërore.
Komunitetet fetare gjatë Luftës së II Botrore.
Besimet fetare 1944-1990.
Pas vitit 1990.
Mardhëniet e Fesë me Shtetin në traditën juridike shqiptare.
E drejta zakonore.Kanuni i Lekë Dukagjinit&Kanuni i Labërisë.
Përpjekje per Laicizëm në vitet ’20 dhe gjatë mbretërimit të Zogut. Krijimi i Statuteve të para dhe Bashkësive fetare. 9
Burime që rregullojnë raportet mes Fesë dhe Shtetit.
Kushtetuta.
Konventa.
Marrveshje të shtetit me Komunitetet.
A mund të ketë në të ardhmen marrëveshje të këtijë tipi edhe me komunitete të tjera fetare të ndryshmem nga katër komunitetet tradiscionale?! 17
LITERATURË

Historiku dhe Gjendja aktuale e komuniteteve fetare.

Shqipëria është një vend që është karakterizuar gjithmonë nga diversiteti fetar i popullsisë së saj, diversitet i shoqëruar me bashkëjetese fetare në parametra të tolerancës dhe mirkuptimit ndërfetarë. Në Shqipëri kanë bashkëjetuar komunitete fetare tradicionale për shkak të historikut të tyre apo komunitete në trajtën e bashkësive të vendosura vonë në realitetin shqiptarë.

Komunitetet fetare deri pas luftës së II botërore.

Në një sipërfaqe totale prej 11 100 milje katrorë shtrihej popullsi etnike kryesisht homogjene përbërë nga gegët në veri dhe toskët në jug. Bashkësitë etnike greke që përbëjnë pakicën më të madhe  në vend, ishin të vendosura në pjesën jugore të vendit. Pakica të tjera të vogla përfshijnë romët, bashkësinë egjiptiane, vllehët dhe maqedonët.

Myslimanët.

Shtetasit mysliman përbënin grupin më të madh fetarë tradicional. Vlerësohet një përbërje 65-70% e popullsisë .  Myslimanët ishin të përhapur anembanë vendit, por ishin të përqëndruar kryesisht në pjesën qëndrore të vendit dhe në jug.  Ata janë të ndarë në dy bashkësi kryesore: a- ata që identifikohen më një formë të moderuar të islamizmit sunit, dhe b- ata që identifikohen me sektin-bashkesine bektashiane, një formë liberale e sufizmit shiit. Vlersohet se Bektashinjtë përbënin afërsisht një të katërtën e popullsisë myslimane të vendit. Në vitin 1925, pas revolucionit të Ataturkut dhe largimit të bektashinjve nga Turqia, vendi u bë qendra botërore e Bektashizmit, megjithse nuk është njohur si i tillë nga Qeveria .

Origjina e myslymanizmit në Shqipëri. Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapsirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektashizmin në Shqipëri, njihet me emrin “shën Spiridon” dhe korespondon me figurën e Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksërisë lehtësoi pranimin e islamizimit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin ne vitet 1280, kur mberriti i pari misionar islam Sari Salltiku. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizmit të përzgjedhur paqësor. Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizën europian”, joburimor. Me pushtimin otoman nis faza e islamizmit me masa shtrënguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj jomuslimanëve.

Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe, medrese) . Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqipëtarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishtërimit.

Keshtu shpjegohet edhe forcimi i bektashianeve te cilet i kane ritet shume te ngjashme me te krishteret, qe nga aplikimi murgjerise tek kleriket e tyre, e deri tek triniteti i shenjte apo lejimi alkolit. Në shekullin 18-19 islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua. Por Sheriati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqipëtarëve.

Krishtërimi. (Orthodoks dhe Katolik)

Dy bashkësi të tjera të mëdha fetare janë: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kisha Katolike Romake. Ortodoksët banonin kryesisht në jug dhe katolikët në veriun e vendit; kjo ndarje nuk ishte e prerë, veçanërisht në rastin e shumë qëndrave urbane, të cilat përbëheshin nga popullsi të përziera. Vlerësohet se 20-25% e popullsisë i përkiste bashkësive që janë tradicionalisht ortodokse shqipëtare, dhe afërsisht 10% i përkisnin Katolikëve Romakë. Kisha ortodokse u bë e pavarur nga autoriteti i Kostandinopojës në vitin 1928 Kongresi Beratit, por nuk u njoh si autoqefale (e pavarur) deri në vitin 1937. Kisha Katolike Shqipëtare në dallim nga disa simotra të saj në Evropë, karakterizohej nga një pavarësi e komponentëve të saj për shkak të rolit të veçantë që luanin françeskanët shqiptare dhe jezuitët kryesisht italiane.

Komunitetet fetare gjatë Luftës së II Botrore.

Komuniteti Hebre në Shqipëri.

Vlen të theksojmë se gjatë luftës së dytë botrore numri i hebrenjve që vendin tonë u shumëfishua. Para fillimit të luftës falë edhe një orjentimi të Mbretërisë u be e mundur paisja me lehtësi e hebrenjve me pashaporta shqiptare. Këta të fundit të persekutuar dhe dëbuar apo rrezikuar nga qëndrimi i qeverive fashiste u strehuan ne vendin tonë. Përpara fillimit të Luftës së II Botërore statistikat zyrtare përfshinin 600 shtetas shqiptare hebrenj. Shumë nga hebrenjt e Shqipërisë që falë politikave shtetrore te Mretit Zog dhe falë qëndrimeve të popullsisë shqiptare gjetën strehim të sigurt në Shqipëri mbetën këtu deri në vitet 1991. Pas këtijë viti hebrenjt e Shqipërisë u larguan drejt Izraelit. Në shqipëri nuk ka zyrtarisht sinagoga aktive  apo qëndra komunitare hebreje që funksiononin në vënd, por jane te famshme sinagogat e Sarandes dhe te Elbasanit.  Gjithashtu nuk ka të dhëna të përpunuara mbi numrin e hebrenjve të konvertuar në Shqipëri në fe të tjera si feja ortodokse apo myslimane. Insituti Arkeologjik i Shkencave të Shqipërisë sëbashku me arkeologë nga Insituti i Arkeologjisë së Universitetit Hebre po kryejnë gërmime në një sinagogë të lashtë në qytetin jugor të Sarandës.

Besimet fetare 1944-1990.

Pushteti i vitit 1945 vuri në shenjestër kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye që në fillim kishës katolike shqiptare ju kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Të dy peshkopët katolik imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçens Prenushi nuk e pranuan një gjë të tillë. Shteti Komunist i burgosi të dy duke dënuar me 20 vite burg imzot Vinçens Prenushin dhe me pushkatim imzot Gasper Thaçin. Brenda tre vitesh u pushkatuan klerikët katolik: Dom Ndre Zadeja, Frano Gjini, Gj Volaj, Ciprian Nika,Nikoll Gazuli, Zef Bici. U arrestuan dhe 30 françeskan e 15 jezuist.

Shqipëria komuniste u shpall i vetmi shtet ateist. Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar sërish pas lëvizjeve demokratike të vitit 1990.

U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. U burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.

Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë.
Në bazë të këtijë kodi shumë ish-klerikë apo praktikant të fesë u dënuan.
Pas përmbysjes së rendit komunist (ateist) në Shqipëri, me 4 nëntor 1990, patër Simon Jubani i dënuar më parë me 26 vite burg, si dhe Karlo A. Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria në 1946 dhanë meshën e parë për të gjallët e të vdekurit, në Kapellën e vogël të Varrezave Katolike të Shkodrës. Po atë ditë u dha një duva për besimtarët mysliman në Xhaminë e Plumbit në Shkodër.
Rifillon ndërtimi i xhamive, kishave, teqeve; praktikimi i riteve fetare dhe funksionimi i komunitetetve.

Pas vitit 1990.

Bashkësitë tradicionale.

Katër komunitetet bashkësite tradicionale paraqesin pretendime thelbësore pronësore. Qeveria komuniste kishte shtetëzuar në vitin 1967 pronat e bashkësive islame, ortodokse, katolike. Qeveria nuk i ka kthyer të gjitha pronat dhe objektet fetare nën kontrollin e saj, të cilat qenë konfiskuar gjatë regjimit komunist, kthimi i pronave mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballeshin bashkësitë fetare.  Edhe në rastin e kthimit të godinave të kultit nuk arrihej të kthehej toka që rrethonte ndërtesat. Në vitin 2004, parlamenti miratoi një ligj të ri për kthimin dhe kompesimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Sipas këtijë ligji, bashkësitë fetare kanë të njëjtat të drejta  si dhe individët privat në çështje  që kanë penguar kthimin e pronave të konfiskuara. Komuniteti bektashian po kërkron kompesimin nga Qeveria për viktimat e keqtrajtimit fetar gjatë regjimit komunist.

Bashkësi të tjera.

Vendi ka numra thebësorë Protestantësh, Baha’i, antarë të Dëshmitarëve të Jehovait, antarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të ditës së pasme(Mormonët), dhe fe të tjera më të vogla.

Aktualisht janë 245 grupe, organizata dhe formacione fetare  që ishin aktive në vend, përkrah katër feve tradicionale. Janë 34 organizata të ndryshme islamike dhe 189 organizata protestante (kristiane). Grupet më të mësha misionare të huaja janë amerikane, europiane perëndimore dhe të Lindjes së Mesme.

Mardhëniet e Fesë me Shtetin në traditën juridike shqiptare.

E drejta zakonore. Kanuni i Lekë Dukagjinit&Kanuni i Labërisë.
Kanuni i Lekë Dukagjinit përmban një Nëndarje të rëdnësishme, Librin e parë me emërtesën KISHA. Në artikuj të përmbledhjes etnografike të At Shtjefën Gjeçovit sanskionohen me kujdes elementë që kanë të bëjnë me mardhënie të ndërsjellta të Kishës si komunitet fetarë me element të tjerë të komunitetit dhe të së drejtës në tërësi. Në Nye i parë “Hija e Kishës” përkufizohet terreni i objektit të kultit, tagri (e drejta) e kishës; pronet e pasunitë e kishës; të drejtat dhe funksionet e klerikëve të kishës përcaktohen në Nye i katërt  “Meshtari i famullisë ose Famulltar”; Nye i pestë “Rrogtari i kishës”; Nye i gjashtë “Puntorija e Kishës.

Pavarsia e Fesë dhe Licizmi i Normës.
“Papërlimsija e Kishës’’- është një nga nenet që sankionon pavarsinë e kishës nga e drejta civile(e drejta jo religjoze). Ky term përkon me faktin se organizimi i brendshëm i kishës bëhet në mënyrë të pavarur”
“Kisha nuk gjobitet”
“Kisha s’ka peng me kend”
1-    Kisha gjindet e vendosne nën sundim të të Parit të fesë e jo nën ligjë të Kanunit: prandaj Kanuni s’mund  ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dalë zot, kur kjo hupë ndihmën e tij.

E drejta zakonore si një e drejtë e hershme dhe njëkohësisht shekullore i referohet të drejtës së krishterë. Në vijimsi e drejta jonë zakonore atë ç’ka rrespektohej për objektin dhe territorin e Kishës e ka ruajtur edhe sa i takon statusit të çdo objekti tjetër të kultit si Xhami apo Teqe, e njëta gjë edhe për klerikët e tyre dhe për njerzit që shërbenin.

Kanuni i Labërisë.

Ky kanun sanksionon faje që cënojnë apo dëmtojnë objektet e kultit të njohura si vakëf dhe klerikët që shërbejnë nën rrobën fetare. Konkretisht në Pjesën e VII “Pjesa e posaçme llojet e veprave penale”  kemi tre nene që kanë si subject pasiv klerikun ose objektin e kultit:
Neni 688. Vrasja e Klerikut
Neni . Vjedhja e pasurisë së xhamisë, kishës.
Neni 775. Faje (vepra penale) kundër klerikëve të institucioneve fetare.
Në të tre këto nene shohim një mbrojte të posacme të figurës së klerikut dhe të objektit të Kultit.
Neni 775. Faje (vepra penale) kundër klerikëve të institucioneve fetare. Vepra penale si sharja, rrahja, ose cdo veprim tjetër poshtërues kundër klerikëve (priftërinjve, hoxhëve, baballarëve të teqesë) apo institucioneve fetare (kishës, xhamisë, teqesë) gjatë ushtrimit të riteve fetare, dënohet, si rregull me gjobë, ose me bojkotim apo me dëbim për një afat të caktuar nga bashkësia e një njësie vendore.

Përpjekje per shekullarizem në vitet ’20 dhe gjatë mbretërimit të Zogut. Krijimi i Statuteve të para dhe Bashkësive fetare.
Hap i rëndësishëm për fetë në vendin tonë është pranimi më 05.06. 1923 nga Parlamenti Shqipëtar Statutit Legal të Komuniteteve Fetare. Ishte Ahmet Zogu që i propozoi parlamentit që të votonte ligjin mbi statutin e bashkësive fetare me të cilin shtetasit shqiptarë nuk do ti nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veçse me dëshirë, por sidoqoftë duke ju bindur ligjeve të shtetit.
Me zgjerimin e statutit të 1921, me nenin 5 të statuteve themelore të Republikës në 2 marsit 1925 dhe të Mbretësisë së shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhej të përdorej për qëllime politike.

Sipas studiuesit Sherif Delvina ishte Ahmet Zogu që inicjoi punën për të krijuar institucione fetare kombëtare, fillimisht si kryeminister dhe minister i punëve të brendshme e më pas si Monark.

-Me 7 shkurt 1923, Ministri i Punëve të Brendshme A. Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim të Këshillit të Ministrave, i jepej leje Gjyqit të Lartë të Sherjatit për të bërë, më 20 shkurt 1923, mbledhjen e përgjithshme për formimin e Këshillit të “Myslymanizmës” . Kongresi mysliman u mbajt në Tiranë më 24 shkurt 1023, ky kongres kërkoi zëvëndësimin e Liturgjisë nga Gjuha Arabe në Gjuhën shqipe, ndaloi poligaminë e burrit dhe ferexhenë e gruas, shkëputjen nga Kalifati etj.

-Në janar të vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit Bektashjan, Statuti i Komunitetit Bektashjan Shqipëtarë u botua në Vlorë më 1924 në një fashikull prej 20 faqesh.

-Sipas Sherif Delvinës dhe R. M Della Rocca Zogu I, hasi vështirësi në punën e tij për krijimin e shtetit laik tek Katolikët. Katolikët e ndjenin vehten të goditur nga projektet e laicizmit. Legjislacioni i  1929 kufizonte në mënyrë rigoroze liritë që gëzonte kisha Katolike, por ky legjislacion nuk u zbatua asnjëherë, katolikët refuzuan respektimin e dekretligjit të vitit 1929 për komunitetet fetare.
-Qershor 1929 u botua statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në statutin e vitit 1929 në artikullin 16, pohohej se “Kryepeshkopi duhej të jetë prej gjaku dhe gjuhe shqiptare, ai duhet të ketë edhe nështetësi shqipëtare...”.

Në përfundim mund të themi se në Kohën e qeverisjes apo mbretërimit të Ahmet Zogut u bënë përpjekje të veçanta për të krijuar norma dhe regullime ligjore për krijimin e një shteti laik, krijimin e komuniteteve fetare,  sanksionimin e të drejtës së qytetarëve për zgjedhje të besimit fetarë dhe mbi të gjitha për krijimin e komuniteteve dhe bashkësive fetare me pavarsi të mirfilltë jo vetëm ndaj shtetit por edhe ndaj hierarkive të huaja me qëllime politike krahas atyre religjoze. Ahmet Zogu duket se vuri si qëllim dhe ndoqi këtë veprimtari me synim krijimin e një shteti oksidental (europian) dhe laik, por njëkohësisht jo rrallë herë ai ishte i orjentuar në ndërtimin e bashkësive dhe klasës së klerikëve të pavaruar e të papolitizuar pasi shpesh opozita e pushtetit të tij e kishte luftuar edhe nëpërmjet figurave klerike dhe komuniteteve që jepnin mbështetje për ta. Për të kuptuar më mirë kontributin dhe vizionin e Ahmet Zogut në krijimin e laicizmit dhe mirëfunksionimin e komuniteteve fetare mund të kujtojmë një pjesë të fjalës së tij referuar Kongresit të II të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë “ shteti shqipëtarë nuk ndahet në ortodoks, katolikë dhe myslimanë por është i pandarë; shteti i lirë nuk ka shumicë dhe pakicë, nuk ka fe zyrtare, por të gjitha fetë i mbron dhe i nderon. Megjithë këtë nuk lejon në asnjë mënyrë  prej kurkujt, që feja të përdoret si mjet cënimi të këtijë vllazërimi të një gjaku e të një gjuhe”.

I rëndësishëm ka qënë roli i Mretit Zog edhe në hartimin e disa politikave shterore mbi taksat ndaj komuniteteve dhe pamundësinë e subvensioneve të huaja pa autorizimin e qeverisë.

Mardhëniet ndërmjet Shtetit dhe Komuniteteve në këtë kohë nuk vendoseshin me marveshje të ratifikuara me ligj por me statute që pasi miratoheshin nga organzimat përfaqësuese të komuniteteve fetare kalonin në Këshillin e Ministrave për tu verifikuar nëse ishin në përputhje me normën dhe ligjet në fuqi.

Burime që rregullojnë raportet mes Fesë dhe Shtetit.

Raporti ndërmjet Fesë dhe Shtetit, probleme të religjoneve, edukimi religjoz në Republikën e Shqipërisë regullohen nga normat në fuqi duke paisur të gjithë shtetasit shqiptarë dhe këdo rezident në RSH me Lirinë e Ndërgjegjes dhe të Fesë si dhe me lirinë e Kulteve. Legjislacioni shqiptarë saktëson laicizmin e shtetit por njëkohësisht të drejtën e individit për ushtrimin e besimit dhe të lirisë së tij të ndërgjegjes.

Kushtetuta.

Neni 3 afirmon përkrah disa vlerave edhe “bashkëjetesën fetar” të konsideruara “baza e shtetit”.
Neni 24 Liria e ndërgjegjes dhe e fesë. Çdo qytetarë mund të zgjedhë lirisht besimin e tij, dhe ti shfaqë lirisht bindjet fetare. Njëkohësisht në këtë nen është sanksionuar edhe liria për të mos qënë besimtarë, për të mos respektuar asnjë kult e për të mos zgjedhur asnjë besim fetarë, pra liria e të qënit jo praktikant, jo besimtarë apo thënë ndryshe ateist. Përveç të drejtës së besimit rezulton edhe e drejta e personale për të marrë pjesë në jetën dhe praktikën e bashkësive fetare.  Jo të gjitha shtetet kanë të sanksionuar në ligjin themelor të shteti të drejtën e fesë apo të drejtën e zgjedhjes së fesë.
Ushtrimi i lirë i fesë është i ngjashëm me liritë e tjera që janë renditur në katalogun për të drejtat dhe liritë themlore si: liria e fjalës, liria e tubimit.

Neni 10 sanksionon neutralitetin e shtetit shqipëtar në raport me komunitetet fetare si dhe, në raport më çështjet e besimit e të ndërgjegjes në përgjithësi. Laicizmi i shtetit. Kushtetuta nuk njeh fe zyrtare dhe as privilegjon asnjërën prej feve. Kushtetuta krijion mundësi për barazi midis komuniteteve fetare . Gjithashtu shteti i njeh çdo individi lirnë e kultit si liri e personit për të marrë pjesë në një bashkësi fetare dhe në praktikën e saj. Kjo është një liri individuale.

Neni 9/2 ndalon partitë politike dhe organizatat e tjera, programet e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxisin ose përkrahin urrejtjen rracore, fetare, krahinore ose etnike.

Neni 18. Neni klasik i barazisë, ndalon diskriminimin e padrejtë për shkaqe fetare.
Neni 20. Pakicat kombëtare kanë të drejtë të shprehin lirisht pa u ndaluar, as detyruar përkatësinë e tyre fetare, gjithashtu kanë të drejtë ta ruajnë e ta zhvillojnë.
Konventa.

Liria e Besimit dhe Liria e Kutlit Fetarë janë pjesë e legjislacionit shqiptarë edhe nëpërmjet Konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Shteti Shqiptar. Konventa dhe akte që mbrojnë të drejtat themelore të individit sanksionojnë edhe lirinë e besimit si një e drejtë themelore.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. (neni 18).
Dhe Karta Europiane e të drejtave të Njeriut. (neni 9).

Marrveshje të shtetit me Komunitetet. 
 
Në bazë të nenit 10 pika 5 e Kushtetutës marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Kështu si burime ligjore që rregullojnë mardhëniet përkatëse janë nënshkruar dhe ratifikuar aktualisht katër marrveshje:
-2005. Është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqipëtare dhe Selisë së Shenjtë të Vatikanit, e cila ishte miratuar njehere ne 2003.
-Ligji nr. 10 056, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e marrveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkesise Islame te Shqiperise për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta”.
-Ligji nr. 10 057, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”.
-Ligji nr. 10 058, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e marrveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta”.

E veçantë e këtyre normave është se janë burime të jashtme të së drejtës. Ngjajnë me aktet ndërkombëtare që bëhen pjesë e sistemit të brendshëm. Kjo pasi marrveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Komuniteteve ratifikohet me ligj në Kuvend . Shteti nuk mund të ndërhyjë në çështjet e komuniteteve fetare veçse nëpërmjet marrëveshjeve të sipërpërmëndura. Vendoset pavarsia e komuniteteve fetare, duke lënë të kuptohet në një farë mënyre që ato konsiderohen si trupa të huaj ndaj shtetit.

Besimet fetare si rende të jashtme.

Sipas lektores të së Drejtës Kushtetuse në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës, Aurela Anastasi displina kushtetuese nxjerr në pah dy nivele të operativiteti të komuniteteve fetare, njëri është jashtë legjislacionit të brendshëm shqiptarë dhe një i brendshëm. Niveli i jashtëm mban parasysh dimensionion rregullator të besimeve fetare në të cilat vihet re karakteri ndërnacional. Kjo Sipas Anastasit ka të bëjë me faktin se komunitetet konsiderohen si element të trupit shoqëror, të pajisura me personalitetin e vet juridik dhe me autonomi organizative dhe drejtuese.

Objekti.

Objekt i këtyre marrëveshjeve është rregullimi i çështjeve të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis shtetit shqipëtarë dhe Komunitetit përkatës, në bazë të parimeve kushtetuse që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe të ushtrimit të besimit fetarë, si dhe të dëshirës së përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëshëniet e ndërsjellta.

Qëllimi

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është:
- të garantojë realizimin e të drejtave të sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë;
- të njohë e të garantojë respektimin e të drejtave të Komuniteti Fetarë, të institucioneve dhe strukturave të saj, si dhe të personave juridikë të themeluar prej tyre, për të zhvilluar lirisht misionin e tyre fetar, edukativ e bamirës;
- të njohë dhe të garantojë paprekshmërinë e instiucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe me Kushtetutën e ligjet në fuqi dhe me kanonet dhe traditën e shenjtë të Komunitetit Fetarë;
- të garantojë lirinë e individit për të zgjedhur ose ndryshuar fenë, për ta shfaqur atë individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare, ose jashtë tyre, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve fetare;
- të sigurojë lirinë e individit për të mos ndaluar dhe as detyruar të bëjë pjesë në një bashkësi fetare, ose të marrë pjesë në praktikat, ritet dhe në strukturat drejtuese të saj.

Me anë të kësaj Marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shtetit, të shëndetit e moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Parim. Laiciteti dhe pavarsia e komuniteteve fetare.

Sanksionohet në një nga nenet e secilës marrëveshje: Komuniteti fetarë ka të drejtë të organizohet dhe të realizojë misonin në mënyrë të pavarur nga shteti, duke respektuar parimin e licitetit të Shtetit, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Komuniteti Shtetëror për Kultet.

Ky komitet eshte themeluar per here te pare ne 1991. Bashkërendimi me organet shtetërore bëhet nëpërmjet këtijë Komiteti, kjo është e sanksionuar në një nen të marrëveshjeve të miratuara. Komiteti Shtetëror për Kultet përfaqëson shtetin në marrëdhëniet e ndërsjellta. Përpara vitit 2005 ky komitet funksiononte nëpërmjet drejtimit nga një Kryetar i cili vepronte në rang mes Ministrit dhe zëvëndësministrit, qe se bashku me Komitetitn e Minoriteteve kishin varesi te drejteperdrejte nga Kryeministri. Me qeverinë e re të vitit 2005 ky komitet u konsiderua si një departament nën varsinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.  Ky ndryshim është pasqyruar edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A. Në pozicionin e një organizmi bashkërendues që përfaqëson shtetin lind nevoja që ky Komitet të ketë një varsi më direkte nga kabineti qeveritar, i vendosur nën varësinë e një ministrie linje ky komitet ka vështirësi të kryej rolin e një komiteti bashkërendues, sidomos nëse çështje të bashkërendimit janë jashtë kuadrit të kompetencave të ministrisë së linjës. Distanca e këtijë Komiteti me Kryeministrin dhe pozita inferiore me dikastere dhe ministri të ndryshme nga ministria e linjës që e përmban në strukturë e bëjnë të pamundur tagrin përfaqësues që i ngarkon ligji këtijë institucioni . Perpara 2005 Kryetari i ketij Komiteti ishte Ilir KULLA dhe ne qeverine e re kryetari aktual eshte Rasim HASANAJ.

Personaliteti Juridik i Komuniteteve.

Marrëveshjet e ndërsjellta të ratifikuar me ligj njohin personalitetitn juridik të Komuniteteve, njohje që bëhet me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo njohje e personalitetit juridik bëhet brenda 30 ditëve me vendim gjykate.

Territori i veprimtarisë së personave juridik të Bashkësisë Fetare.
Komunitetet tona fetare kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me afat të pakufizuar, në një pjesë ose në gjithë territorin, sipas përzgjedhjes së vetë bashkësisë.

Nga ana tjetër në këtë nen kemi formulim të ndryshëm në marrveshjet ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Kështu për komunitetin bektashinj është shtuar edhe fraza: si dhe për ushtrimin e lirisë të besimit të shqipëtarëve që jetojnë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë

Gjuha e shërbesave. Kombësia e titullarëve.
Është përcaktuar gjuha shqipe si gjuhë e shërbesave dhe kombësia shqiptare për titullarët e bashkësisë në marrëveshjen Me komunitetin Bektashjan, por nuk kemi një përcaktim të tillë në marrëveshjen me komunitetet e tjera.

Aspekte finaciare dhe të edukimit.
Marrveshjet rregullojnë edhe aspekte finaciare apo aspekte që kanë të bëjnë me edukimin dhe me institucionet fetare duke cituar dhe duke lënë hapsirë për rregullim në ligje të tjera specifike si ligji për arsimin, legjislacioni fiskal etj.

A mund të ketë në të ardhmen marrëveshje të këtijë tipi edhe me komunitete të tjera fetare të ndryshmem nga katër komunitetet tradiscionale?!

Neni 10 i Kushtetutës këkron marrëveshje të veçanta dypalëshe për të rregulluar marrëdhëniet midis Qeverisë dhe bashkësive fetare. Kisha Katolikë është komuniteti i parë që finalizon një marrëveshje të tillë me qeverinë, plot 6 vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, në mars të 2005 nënshkruhet dhe ratifikohet një marrëveshje ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Selisë së Shenjtë. Në vitin 2006 Komiteti Shtetëror për Kultet merr një madat për të negocuar marrëveshjet dhe krijohet një grup pune me ekspert ligjorë dhe mbi cëshjte të religjoneve për të punuar. Në 2009 finalizohen marrëveshjet me tre komunitetet e tjera të vjetra fetare. Aktualisht edhe një organizatë protestante ombrellë Vëllazëria Ungjillore Shqiptare (VUSH) ka kontaktuar me Qeverinë nëpërmjet Komitetit të Kulteve duke kërkuar negociata për një marrveshje dypalëshe. Kjo kërkesë nuk ka marë ende përgjigje dhe në këto momente Komiteti i Kulteve nuk ka mandat nga Qeveria për negocime të këtijë lloji. Kushtetuta nuk kujdeset vetëm për bashkësitë tradicionale fetare, në tekstin shkencorë universitar lektorja e të Drejtës Kushtetuese në fakultetin e Drejtësisë UT Aurela Anastasi thekson se liria e ndërgjegjes dhe e fesë e sanksionuar në Kushtetutë nuk përjashton as lirinë e kultit të bashkësive të vogla fetare. Ato trajtohen gjithashtu, si bashkësi fetare në kuptimin e Kushtetutës, por origjinaliteti i tyre qëndron vetëm në numrin relativisht të kufizuar të besimtarëve të tyre. Kështu ato i nënshtrohen të gjithë legjislacionit, sikurse për të gjitha bashkësitë . Ateherë duket se teknikisht nuk kemi një problem ligjor në mundësimin e negocimeve me bashkësi të tilla, rezerva  qëndron në numrin e antarëve të bashkësive dhe në tradicionalitetin e tyre. Kjo lidhet edhe me vlersime të karakterit politk të Qeverisë për të njohur si partnerë  komunitete me numër të ngushtë dhe historik afatshkurtër në terrenin shqiptarë. Gjithsesi mungesa e një marrveshjeje specifike për rastin e bashkësive të reja nuk përmban asnjë vështirësi në lidhje me funksionimin e tyre sipas rregullimeve të legjislacionit shqiptarë, legjislacion që sanksionon lirinë e besimit dhe të praktikimit religjoz.

Ndërkohë efikasiteti i bashkëpunimit të Qeverisë me komunitetet fetare do të ishte më i qëndrueshëm nëse do të kishim një akt nënligjorë që rregullon kompetencat dhe organizimin e Komitetit të Kulteve. Megjithse marrveshjet me komunitetet i japin këtijë komiteti mandatin e përfaqësuesit dhe partnerit me bashkësitë, nuk kemi një rregullim me akt ligjorë ose nënligjorë qoftë edhe një vendim i thjeshtë që të sanksionojë  modelin teknik por edhe politik të këtijë Komiteti. Gjithashtu pozicionimi i tij nën varësinë e një ministrie linje përkon më një pozicion disi inferior dhe shumë pranë strukturës së administratës publike disi e spostuar nga përfaqsimi politik qeverisës.

LITERATURË

Aurela Anastasi. E Drejta Kushtetuse.ISBN 99927-941-1-9
De La Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Romë
Departamenti i Shtetit të Sh. B. A. Mbi lirinë fetare – Shqipëria. Faqe zyrtare e DASH
Dh. Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000
Gaetano Dammacco, “Liberta di religion, pluralism confessional eordinamento democratiko nella costituzione albanese: “Kushtetuta e re Shqipëtare, sfida e së ardhmes euroatlantike të Shqipërisë”, Tiranë 2002.
Islami Ballkanik. A Popovic
Kanuni i Labërisë. Kodifikuar e përgatitur për botim nga Prof. Dr. Ismet Elezi
Kanuni I lekë Dukagjinit. Përmbledhje e kodifikue prej A. Shtjefen Konstandin Gjeçovit. Shkodër 1933, Shtypshkronja e Françeskanëve
Kurti Sirdani, “On the contribution of the Catholics in Albania” 2000
Libri i Qarkoreve i vitit 1922-1923, nr. 5 i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë 1923.
Ligji nr. 10 056, datë 22.01.2009 Për ratifikimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Islam Shqiptarë për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta”
Ligji nr. 10 057, datë 22. 01.2009. Për ratifikimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”.
Ligji nr. 10 058, datë 22.01.2009. Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë deh Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e Marrëdhënieve të ndërsjella”
Mark Milan “albanian life and Customs”.
Sherif Delvina. Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare.Hisoria e lindjes së komuniteteve fetare kombëtare. Forumi shqiptarë.
Shqiperia .com. Besimet Fetare. Autor: Genc Myftiu.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama