Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Presim… Ç’presim?

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 11 vite më parë

Edmond Tupja
Presim… Ç’presim?

Dramaturgu dhe roman cieri irlandez, Samuel Beckett, që ka marrë çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1969, ka botuar ndër të tjera një pjesë teatrore me titull “Duke pritur Godonë”, vënë në skenë edhe në Shqipëri pas shembjes së diktaturës hoxhiste. Në të bëhet fjalë për dy lypës që kuvendojnë buzë një rruge fshati pranë një peme, për të vrarë kohën duke pritur që të vijë njëfarë Godoje, me të cilin besojnë se kanë takim, por ky zotëri nuk ka për të ardhur kurrë, megjithëse në fund të ditës, pra, edhe të pjesës teatrore, dikush vjen e u thotë se zoti Godo do të vijë me siguri të nesërmen.

Kjo dramë tipike e antiteatrit modern, që ilustron më së miri absurditetin e fatit të njeriut, më duket se i përshtatet deri diku bindshëm edhe pritjes që po përjetojmë sot në Shqipëri, pas zgjedhjeve legjislative të 23 qershorit, e cila pritje, dëshirojmë e shpresojmë ne, do të shpërblehet në muajin shtator brenda afateve të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikës për kalimin e pushtetit nga humbësit te fituesit e zgjedhjeve për në Kuvend.

Dhe ne presim. Presim deri diku si dy personazhet e Beckett-it, Vladimiri dhe Estragoni. Emri “Vladimir” na sjell në mendje, neve, shqiptarëve që kemi jetuar e përjetuar epokën e ndërtimit të socializmit “fitimtar” (fjalë që rimon edhe me mbiemrin “gjakatar”), Vladimir Iliç Leninin, babanë shpirtëror të socializmit në fjalë. Kurse emri “Estragon”, nga ana e tij, që është edhe emri i një lloj erëze (në shqipe “dragua”), na sjell në mendje po neve, shqiptarëve, erëzën e quajtur “rigon” (aq më tepër që të dy fjalët rimojnë).

Por çfarë presim? Presim, sipas premtimeve solemne të fituesve të zgjedhjeve të 23 qershorit (premtime të cilat uroj e shpresoj me gjithë shpirt të bëhen realitet), që të hapen vende pune për të gjithë, që prona të kthehet te pronari i ligjshëm, që të mos ketë më korrupsion, as të korruptuar e as korruptues, që mjekësia të jetë falas për të gjithë, që kriza botërore të mos e prekë më fare ekonominë shqiptare, që borxhi i jashtëm i Shqipërisë të shlyhet i tëri, që krimi dhe kriminelët të zhduken nga qytetet e fshatrat tona, që të mos ketë më asnjë diskriminim për shtresat e pambrojtura të shoqërisë sonë etj., etj., me një fjalë, që Shqipëria të kthehet në një parajsë të mirëfilltë. Por si presim ose, më saktë, si duhet të presim? Si Vladimiri me Estragonin? Duke ia marrë shtruar muhabetit, të ulur nën hijen e ndonjë peme buzë rrugës së ndritur drejt së ardhmes së lumtur të popullit tonë fatlum dhe duke e vrarë ëmbëlsisht kohën në pritje të zoti Godo?

Unë e di nga përvoja që, ashtu si një pjesë e mirë e popujve të tjerë mesdhetarë dhe, sidomos, ballkanikë, ne e kemi qejf muhabetin, e kemi qejf, ç’është e vërteta, një çikë më shumë se punën, por muhabeti nuk mjafton për t’i bërë realitet premtimet e ngadhënjimtarëve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Nga ana tjetër, a do të vijë përnjëmend zoti Godo apo dikush do të na thotë në fund të vitit, në fund të këtyre katër vjetëve, pastaj edhe në fund të katër vjetëve në vijim, se zoti Godo do të vijë të nesërmen ngaqë i është prishur makina (treni, anija, avioni) në Godolesh?

Mos vallë (largqoftë e qoftëlarg!) kjo duhet detyrimisht të interpretohet si diçka e barasvlershme me shprehjen proverbiale shqipe “Prit gomar të mbijë bar!”, e cila shprehje mund të aktualizohet si vijon: “Prit gomar të mbijë bar/ se Godoja ësht’ shqiptar”? Apo, mrekulli e mrekullive mrekullisht të mrekullueshme, zoti Godo do të vijë më në fund hipur mbi gomarin e vet reaktiv të ngarkuar me bar? (“Ne hamë bar dhe nuk dorëzohemi”, thoshte dikur me krenari ai Tjetri, nxënësi i Vladimirit!… Por për ç’dreq bari e kishte fjalën, për marijuanë e hashash?).

Ah, për pak harrova Estragonin, me këtë emër erëze të ngjashme me rigonin. Mos vallë pritja jonë do të marrë kuptimin e saj të plotë kur ta shohim qartë që premtimet e ngadhënjimtarëve të zgjedhjeve të 23 qershorit do të konkretizohen me një sukses të mahnitshëm si fruta të arta me shije rigoni? Për shembull si portokalle me rigon?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama