Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Berisha e Basha përballë BB-së dhe “Bechtel”

Shkruar nga: Geri Kokalari  
Botuar më: 17 vite më parë

Geri Kokalari
Berisha e Basha përballë BB-së dhe “Bechtel”

Në një përpjekje për të eliminuar nxehtësinë e aferës “Bechtel” nga shpatullat e tij, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tani po provon ta drejtojë gishtin për nga Banka Botërore. Nuk është një manovër që habit po të kemi parasysh që BB-ja është zhytur aktualisht në një skandal korrupsioni brenda vetes. Sigurisht që mund të gjesh ndonjë lidhje midis “Bechtel” dhe BB-së, por pjesëmarrja e kësaj të fundit është e limituar në rolin e “usual input” në zhvillimet ekonomike dhe infrastrukturore të Shqipërisë. Pra qartazi Basha është duke provuar të shfrytëzojë ambientin dhe rrethanat aktuale të ngjarjeve në BB-ë si kamerdare për të shpëtuar lëkurën e vet. Të mos harrojmë se Sali Berisha, që tërheq fijet mbi kokën e Bashës, ka një histori dëgjimesh selektive të rekomandimeve të Bankës Botërore. Përshembull: ishte dakord me Bankën Botërore kur kjo kërkoi ngritjen e një centrali elektrik në Vlorë, pavarësisht kundërshtimeve të shumta të qytetarëve vendës, por po ky Berishë e ka injoruar tërësisht Bankën Botërore kur ajo e paralajmëronte në mënyrë të përsëritur për rrezikun e firmave piramidale. Nëse Berisha beson se BB-ja e paska tashmë në dorë fatin e Bashës, ai mund të flasë rreth kësaj me presidentin e BB-së, Robert Zoellnick, gjatë vizitës së pritshme në Nju Jork, apo jo? Është e vështirë të besohet se Banka Botërore mund t’i rekomandojë një qeverie të procedojë me një kontratë të këtyre përmasave, pa njohur ende projektin që financohet. Kush njeh tregun e kapitaleve, mund ta marrë lehtë me mend këtë. Është akoma edhe më e pamundur që Banka Botërore t’i ketë komunikuar Bashës një gjë të tillë pa një memorandum të shkruar, apo shkëmbim korrespodence gjithashtu me shkrim. Një institucion si BB-ja nuk do të kishte dhënë apo kërkuar kurrë një aprovim të këtij tipi me ndonjë telefonatë të thjeshtë gojore. Kështu që Basha mund të na i provojë lehtë deklarimet, duke vënë në dispozicion të publikut korrespodencën e shkruar me Bankën Botërore. Pra, zoti Basha, nxirr dokumentet ose qepe! Unë i kam dërguar një letër Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku kërkoj disa përgjigje lidhur me këtë çështje. “Bechtel” njihet si një shoqëri e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe zbaton projekte të infrastrukturës në bazë globale. Është një nga ndërmarrjet e ndërtim/inxhinierisë më të mëdha në botë dhe ka kontakte politike në nivele të larta në Uashington, dhe kryeqytete të tjerë. Para se të bënin pjesë në ekipin e Reganit, ish-sekretari i Mbrojtjes, Caspar Weinberger dhe ish-sekretari i Shtetit, George Schultz, ishin të dy funksionarë të “Bechtel”. Kështu që nuk është ndonjë habi që “Bechtel” ka përfituar nga influenca e vet politike për të fituar kontratën shqiptare. Por asgjë nga këto nuk ndryshon thelbin e çështjes: që përgjegjësit kryesorë për problemet që lidhen sot me këtë aferë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. I njëjti Berishë që ka përgjegjësinë për lulëzimin e skemave piramidale që u pasuan me djegien e Shqipërisë në 1997-ën. Berisha dhe Basha duhet të gjykohen para organeve të drejtësisë për shkelje të rënda ligjore në këtë aferë. Shumë vite më parë ka pasur marrëdhënie biznesi me “Bechtel” lidhur me veprimtari tregtare në Lindjen e Mesme dhe Kinë, ndaj kam një farë familjariteti me këtë kompani. Përsëris se është padyshim një nga shoqëritë inxhinierike më të mira në botë. Është gjithashtu një kompani që merr pjesë në projekteku kërkohen teknologji të rezervuara të cilat pakkush i posedon, ndaj është e kuptueshme që një angazhim i saj mund të provokojë kosto të larta. Edhe nëse diçka shtrëngonte që “Bechtel” të futej në një listë ofruesish si realizues të një projekti rruge në terrenin malor të Shqipërisë, qeveria i ka pasur të gjitha mundësitë që në këtë listë të klasifikonte alternativa nga vende të njohura, tashmë për oferta agresive në projekte ndërkombëtare të inxhinierisë civile si Kina apo Koreja. Por pas skandalit me “Albtelekom”, nuk di nëse ka ende njerëz që kuptojnë nga tregjet që të vazhdojnë të habiten me Sali Berishën. Një kontratë fillestare prej 300 milionë dollarë (dhe një kosto që nga disa llogaritje dhe vlerësime duke pasur parasysh kohën dhe lëvizjen e çmimeve mund të arrijë deri në 1 miliard dollarë) – përfaqëson një përqindje të lartë disproporcioni në GDP-në e një vendi të vogël si Shqipëria. Kështu që më e pakta, Berisha dhe Basha nuk “kanë marrë në konsideratë” një “hollësi të vogël”: si do të mund ta paguajë Shqipëria këtë projekt? Dhe si është e mundur që një kontratë e këtyre përmasave të mund t’i jepet “Bechtel-it” pa një ofertë kompetitive? Dhe pa një projekt (??!) Berisha dhe Basha duhet urgjentisht t’u përgjigjen këtyre pyetjeve në publik. Dredhimet dhe bishtnimi i drejtësisë nuk janë një mënyrë e panjohur veprimi për ministrin Basha. Kujtojmë që ky person kançeloi skedulime të tëra në kohën e Komisionit Parlamentar që tentoi të hetonte sektorin e telefonisë mobile në Shqipëri. Kështu që askush nuk duhet të habitet me shkopinjtë që ai po fut në rrotat e Prokurorisë në këtë hetim të aferës së rrugës Durrës-Kukës. Kjo sjellje e këtij zyrtari të lartë është një mungesë e thellë respekti për normat ligjore dhe një shuplakë në fytyrën e qytetarëve shqiptarë. Zoti Basha, ndaloni fshehjen pas imunitetit parlamentar. Nëse nuk keni asgjë për të fshehur, atëherë nuk keni pse të trembeni!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama