Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Që debati mbi reformën zgjedhore të mos jetë një déjà vu e njohur

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 13 vite më parë

Mustafa Nano
Që debati mbi reformën zgjedhore të mos jetë një déjà vu e njohur

Socialistët i kanë ofruar maxhorancës një paketë me 10 pika, të cilën e kanë parë, me sa duket, edhe si një mënyrë për të kërkuar shumë e për të marrë atë që duan, edhe si një përpjekje për të rekuperuar pak rend e kontroll bi-partisan në botën e institucioneve. Berisha nga ana e vet ka pranuar fët e fët dy pika të paketës. Janë dy pika, për të cilat ndërkombëtarët kanë bërë zhurmë e te të cilat janë fokusuar në mënyrë të veçantë: 1. reforma zgjedhore dhe 2. rregulla të reja, mbi bazën e të cilave të ngrihet një funksionim i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Pas kësaj, socialistët kanë vazhduar të këmbëngulin tek paketa me 10 pika me idenë se në pikat e tjera të refuzuara (tetë) bëhet fjalë për kontrollin e institucioneve, të cilin Berisha e ka rritur progresivisht e tani po e synon totalisht në mënyrë të frikshme. Ndërkombëtarët e mbështetën fillimisht këtë paketë edhe si një provë gatishmërie për dialog, por edhe ngaqë nuk kanë parë ndonjë tekë të Edi Ramës në gjithë këtë ofertë. Me përjashtim të një pike, sigurisht. Duke përjashtuar pikën, ku flitet për një nxitje e inkurajim të institucioneve të hetimit e të gjykimit të tragjedisë së Gërdecit, ku është nakatosur kokë e këmbë i biri i kryeministrit, të tjerat do duhej të gjenin në teori mbështetjen a gatishmërinë e maxhorancës për t’u ulur e për të biseduar për secilën prej tyre. Të kuptohemi, për Gërdecin do duhej diskutuar që ç’ke me të, por duke e ditur se kush është strumbullari i asaj çështjeje, nuk ka qenë inteligjente nga ana e Ramës ta përzjente me pika të tjera të negociueshme. Gërdeci nuk është çështje që zgjidhet nga Berisha; ajo i takon drejtësisë në një kohë tjetër, kur Berisha të thyejë qafën (politikisht) e të mos ketë më ndikim.

Këtë pikë Rama nuk do duhej ta ngatërronte me të tjera, siç janë ndryshimet ligjore e jo ligjore lidhur me funksionimin e televizionit publik, konsensusi mbi emrat që do të zgjidhen në krye të institucioneve, etj, etj. Futja e Gërdecit në atë listë (apo kanë dashur të krijojnë numrin biblik të Dekalogut? Mund t’u jepte gjithkush një pikë tjetër në vend të kësaj çështjeje) ka krijuar përshtypjen se gjithçka është bërë me synimin për ta bërë Berishën të thotë  “jo”. Dhe Berisha, në fakt, ka thënë jo. Nuk është se ka thënë “jo” vetëm për këtë. Edhe pa këtë, “jo” do thosh. Si mund ta lëshojë ai, fjala vjen, televizionin publik? Por ajo pikë e Gëredecit (e nënta në radhë, në mos gaboj) i ka bërë dhe ndërkombëtarët pak dyshimtarë mbi qëllimin.

S’do ish keq që socialistët të bënin një hap prapa. Të mbahen pas ndryshimeve në Televizionin Publik Shqiptar (na e kanë vjedhur atë televizion; do duhej të ish i të gjithëve, dhe është i Berishës, i tarafit të tij dhe i ambasadorëve), dhe të tjerat t’i lënë për t’i diskutuar kur t’u vijë hera. E prandaj, duhet filluar me reformën zgjedhore.

E thanë këtë gjë dhe ata të Komisionit të Venecias dje në një konferencë për shtypin: filloni me reformën zgjedhore! Ata e thonë se për këtë punë kanë ardhur, dmth të vënë në lëvizje politikën e Tiranës në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme, por ne këtu brenda duhet ta themi dhe për një arsye tjetër. Politika shqiptare është, përveç të tjerash, bjerradite, dhe ne të medias shkojmë symbylltazi pas saj. Nuk është se këtejpari nuk dinë të dallojnë një përparësi nga një tjetër, por bash në momentin që veçohet një përparësi, njëra palë, e motivuar mbrapsht, shpik provokime e debate që na tërheqin zvarrë të gjithëve, përfshirë dhe palën tjetër, që i bie të jetë budallaqe. Në këtë rast është opozita e Edi Ramës. Muaj të tërë u humbën kotmëkot përpara zgjedhjeve të shkuara duke kërkuar gjëra, që praktikisht s’mund t’i merrnin (shtyrjen e zgjedhjeve), dhe javët e fundit zunë të bëjnë zhurmën e zakonshme mbi listat, mbi kartat e identitetit, mbi KQZ-në që duhej ndërruar, e mbi ndryshimet në kodin elektoral. Por atëherë ishte vonë. E tha këtë Berisha, e thanë diplomatët e huaj, e thamë dhe ne të tjerët. Opozita mbeti me gisht në gojë. Dhe e kish hak – po të shprehemi në mënyrë cinike – për mënyrën se si i bëri gjërat.

Në këto rrethana opozita duhet t’i lërë përparësitë e tjera (në fakt, t’i lërë për t’i ndjekur në momentin e duhur), dhe duhet të fokusohet në mënyrë maniakale te njëra, tek reforma zgjedhore. Berisha do vazhdojë avazin (është naiv ai që beson se pastrimi i fushës së përparësive, dhe thjeshtimi i axhendës, i bën gjërat të mundura tak-fak), por sa herë që ai do të shpikë ndonjë debat (do sulmojë Presidentin, Prokurorin, socialistët, gazetarët, ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit, celulat anti-europiane, bllokmenët, apo ku di unë kë tjetër), do ish mirë të bëhej çmos të mbahej në fokus kryeproblemi, dmth përgatitja e zgjedhjeve. Provokimet e Berishës nuk duhen ushqyer. Çdo provokimi i duhet dhënë një përgjigje në formë pyetjesh: ku jemi me reformën zgjedhore? Ku kanë mbetur negociatat?

Ndryshe, nëse socialistët do të ngacmohen prej Berishës, nëse ata do të kërcejnë pas çdo pickimi të tij, nëse ata do t’i japin përgjigje çdo idiotësie të tij (si dje me librin e Ramës, që ende nuk ka dalë), ka për të ardhur vera e vitit 2013, dhe do ta gjejnë veten duke kërkuar ndërhyrje në kodin elektoral, ndryshimin e KQZ-së, në listat e votuesve, etj. Kjo është një déjà vu e njohur. Dhe e shpifur.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama