Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Eurobond1, Shqiperia paguan interes 22,5 milion Euro cdo vit.

Shkruar nga: Open Data Albania  
Botuar më: 13 vite më parë

Open Data Albania
Eurobond1, Shqiperia paguan interes 22,5 milion Euro cdo vit.

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe FMN, lidhur me strukturën e stokut të borxhit të shtetit shqiptar  gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative, pra stoku i borxhit të një viti përfshin totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit.

Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5 miliardë lekë ose 58.5% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga ky total, 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57%), dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43%).

Gjatë viteve pesha e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm ka rezultuar sipas grafikut:


*PBB për 2010 është vlerësim i FMN
*Për 2010, të dhënat e borxhit janë deri në tremujorin e tretë të 2010
Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, FMN
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shihet nga grafiku, vihet re një rritje e qartë e peshës së borxhit të jashtëm, kundrejt borxhit të brendshëm. Gjatë vitit 2010, u emetua për herë të parë eurobond-i1 në tregun e huaj të kapitaleve, me shumën 300 milionë Euro, me maturim 04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5%, ose 22.5 milione Euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për parapagimin e kredisë të vitit 2009, dhe për plotësimin e nevojave për financimin e buxhetit.

Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm ka ndryshuar sipas grafikut:

*PBB për 2010 është vlerësim i FMN
*Për 2010, të dhënat e borxhit janë deri në tremujorin e tretë të 2010
Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58%, duke demostruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja. Përsa i përket mbajtësve të borxhit të brendshëm, borxhi mbahet kryesisht nga sistemi bankar. Më konkretisht mbajtësit e borxhit të brendshëm paraqiten sipas tabelës:


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Mbajtësit kryesorë të borxhit të jashtëm janë institucionet shumëpalëshe (IBRD2, EIB3, etj.) dhe kreditorët privatë (banka të huaja). Gjatë dy viteve të fundit pesha e kreditorëve privatë ka ardhur në rritje nga 17.4% në 2008 në 27.4% në 2010.

Edhe pse emetimi i eurobond-it rrit diversifikimin e borxhit publik të Shqipërisë, duke qënë eurobond (i emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha vendase, dhe për shlyerjen e interesit dhe vetë borxhit kur të maturohet, është i domosdoshëm këmbimi në monedhën Euro), ai si dhe rritja e peshës së borxhit të jashtëm në përgjithësi, rrit rrezikun e kursit të këmbimit dhe koston e borxhit nëse Euro (apo monedhat e tjera) forcohen kundrejt monedhës vendase Lek.

 Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.
 Banka Evropiane e Investimeve.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama