Në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, ku janë të pranishëm 6 kryeministra të rajonit, duket se Kosova dhe Serbia kanë “gjetur” paqen.
Kjo pasi pak para nisjes së forumit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Ky moment i veçantë është kapur nga kamerat, ndërsa tashmë kjo nënkupton një “shkrirje akulli” jo vetëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë por edhe të marrëdhënieve që shteti serb ka me Kosovën.