Kurat popullore qe eliminojne guret ne temth

Kurat popullore qe eliminojne guret ne temth
Cilët janë shkaktarët e sëmundjes dhe këshillat e mjekëve popullorë

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepri e madhe e kolesterinës në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, për shembull, gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë, kolesterina kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël. Gurët e tëmthit janë një sëmundje e përhapur në Shqipëri, ashtu si dhe gurët e veshkave. Në Francë, 40 për qind e popullsisë mbi 60 vjeç dhe veçanërisht gratë vuajnë më shumë nga kjo sëmundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë më shumë këtë mundësi. Nga jashtë fshikëza e tëmthit mbulohet nga një membranë e hollë e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneum. Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesterina), pigmentarë (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterinës në gjak. Jeta bëhet më sedentare, pra më me pak lëvizje.

Shfaqja e sëmundjes

Tëmthi jep dhimbje tipike në hipokondrinë e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve, kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë (diafragma inervohet nga nervat C3-C4-C5, ashtu si dhe shpatulla). Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën zakonisht nga ngecja e ndonjë guri në “common bile duet”. Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës VII dhe IX që nga sternumi deri në shtyllën kurrizore. Kurse inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik, ose frenik i djathtë, duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.

Kur duhen operuar?

Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë dhe është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt këto dhimbje shpesh pasohen me ndërlikime të rënda. Gurët bllokojnë tëmthin, ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolikë hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39°-40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).

Efekti i ilaçeve

Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur ende nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Megjithatë, gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë pasur përsëritje të gurëve, madje dhe ndërlikime. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar. Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet lazer. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Në shumicën e rasteve operacioni zgjat 3 orë, duke praktikuar laparoskopinë: një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.

Pas operacionit

Pas laparoskopisë, qëndrimi në spital zgjat 48-72 orë. Që të nesërmen pacienti mund të hajë. Ndërsa dhimbjet lehtësohen pas 3 ditësh. Në shpatulla ndihet një dhimbje e lehtë pas futjes së gazit në bark. Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Por, një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në 1/2 e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje.

Përdorimi i rigonit për gurët

Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, po përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Kjo erzë aq e njohur në çdo kuzhinë shqiptare, ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Si shumë bimë të tjera, edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore. Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit. Po ashtu, çaji i kësaj bime ka aftësi antispastike, për këtë arsye përdoret edhe në trajtimet e shqetësimeve dhe dhimbjeve të barkut, që mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Çaji përdoret edhe kur shkaktare është ftohja dhe dhimbjet shoqërohen me fryrje të barkut.

Përgatitja e çajit

Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilene, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera kuruese. Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitët një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.

Rekomandimet e specialistëve për gurët në tëmth

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre, kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme. Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë, si dhe evitimi i ushqimeve të skuqura. Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu, rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep. Një ndihmesë të madhe jep çaji i rigonit edhe në çrregullimet që shfaqen nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë tretje të ushqimit me vështirësi, të shoqëruara me grumbullimin gazesh, acarim të mbulesës mukozë të zorrës, të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku. Një mjekim për kurimin e gurëve në tëmth është edhe lëngu i lakrave turshi. Lëngu i turshive përzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lëngun e 4 kokrrave limoni të shtrydhur. Masa e përftuar lihet e mbuluar për 5 orë. Më pas pihet për çdo 25 minuta nga një gjysmë gote. Pasi kanë kaluar 24 orë nga pirja e lëngut, i sëmuri nuk duhet të hajë e të pijë, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatitur të harxhohet.

Çfarë e shton rrezikun e gurëve në tëmth

Është shumë e drejtë të dihet qëndrimi në lidhje me disa lloje ushqimesh, pasi nga përdorimi i tyre mund të provokohet një krizë. Kështu duhen mënjanuar: vezët, mishi i derrit dhe ai i qengjit, pastërmanë, mishi i shpendëve, kafeja, agrumet, alkooli dhe frutat e thata si; kikirikët, bajamet, arrat. Rekomandohen ushqimet organike si: zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht; kastraveci dhe rrepa e kuqe. Shumë me rëndësi do të ishte edhe konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë. Ushqime të tjera të nevojshme janë hudhra dhe vaji i hudhrës, arra e kokosit, lëngu i rrushit, mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri.

Ekzaminimi dhe trajtimi i gurëve në tëmth

Gurët e tëmthit zbulohen me ekzaminime të tilla si; ultrasonografia (EKO) dhe skaneri. Mjekimet për shkrirjen e gurëve nuk janë shumë të efektshme, por ato mund të jenë të nevojshme për persona që nuk mund të përballojnë ndërhyrjen kirurgjikale. Për të parandaluar formimin e gurëve në tëmth është e rëndësishme të ruhet një peshë trupore normale, të zbatohet një regjim ushqimor i balancuar, dhe të bëhen rregullisht ushtrime fizike. Gjithashtu është e nevojshme të tregohet kujdes, që të mos humbni apo të shtoni shpejt në peshë. Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje. Megjithatë gurët e tëmthit mund të bëhen shkak i një gjendje të tillë që njihet si pankreasit.

Gurët në tëmth nuk janë të trashëgueshëm

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme. Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura.  Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep.

Simptomat e shfaqjes së gurëve në tëmth

Tëmthi jep dhimbje zakonisht në hipokondrinë e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë. Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri. Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore. Kurse inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama