Veza dhe uthulla e molles produktet ideale per mirembajtjen e lekures

Veza dhe uthulla e molles, produktet ideale per mirembajtjen e lekures

Produkte të ndryshme ushqimore na ndihmojnë që t'i përdorim për qëllime kozmetike. Veza dhe uthulla e mollës janë dy produkte, të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe të flokëve.

Maska nga të bardhtë e vezëve: Nëse ju ka tepruar të bardhët e vezëve mund të bëni omëletë dietike ose mund të përcaktoheni të kujdeseni për lëkurën tuaj. E bardha e vezës është preparat natyral më se i mjaftueshëm për të mbuluar gjithë fytyrën. Aplikoni këtë përzierje në fytyrë të pastër dhe lëreni të qëndrojë derisa të thahet, si çdo maskë tjetër.


Larja e flokëve me uthull: Nëse doni që flokët tuaja të rifitojnë shkëlqimin e tyre të vjetër dhe në qoftë se ato duken të thata dhe pa gjallëri, atëherë ju duhet një shampon për pastrim të thellë të flokëve. Me atë mund të mënjanoni produktet e akumuluara në flokë, por të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me anë të uthullës së zakonshme të mollës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama