Turizmi ne Shqiperi sfida te reja gjate vitit 2011

Turizmi ne Shqiperi, sfida te reja gjate vitit 2011
Drejtori i Programit EDEP, Erik Ruh, i cili asiston shoqatën shqiptare të turizmit, tha se sektori i turizmit ka ndikuar në rritjen me 20% të numrit të vizitorëve si dhe 4.7% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto në vitin 2010.  Formalizimi i tregut dhe ulja e barrës fiskale, miratimi i ligjit për turizmin, ulja e TVSH-së në turizëm në 10%, ulja e taksës së turistëve, etj., janë disa nga sfidat e Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) për vitin 2011. Presidenti i kësaj shoqate, Kliton Gërxhani, u shpreh gjatë konferencës vjetore, paraditen e sotme, se brënda këtij viti duhet të miratohet ligji i turizmit, i cili duhet të jetë në përputhje me standardet europiane dhe t’i rezistojë kohës.

“Kërkesa për një ligj sa më cilësor nuk duhet të bëhet alibi për zvarritjen në pafundësi të këtij ligji sepse kjo situatë kaotike dëmton rëndë bizneset e turizmit”, tha Gërxhani.

Ndër sfidat e vitit 2011, Gërxhani shtoi gjithashtu përcaktimin e një plani masash për përballimin e konkurrencës, nga e cila, vuri në dukje ai, jemi më pak të mbrojtur pas liberalizimit të vizave.

Drejtori i Programit EDEP, Erik Ruh, i cili asiston shoqatën shqiptare të turizmit, tha se sektori i turizmit ka ndikuar në rritjen me 20% të numrit të vizitorëve si dhe 4.7% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto në vitin 2010.

Por ai theksoi se “nuk ka arsye për t’u kënaqur, pasi ende ka probleme, si mbetjet urbane në vëndet turistike, mungesa e përvojës së shumë bizneseve, cilësia e shërbimit, etj”, duke shtuar se do të vazhdojë të mbështesë ATA në zgjidhjen e problemeve. Nga ana e tij, Drejtori i USAID në Shqipëri, Victor Luboyeski, tha se objektivat e kësaj organizate për Shqipërinë janë përmirësimi dhe promovimi i imazhit të Shqipërisë, përmirësimi i marketingut dhe shitjeve në bizneset e turizmit si dhe bashkëpunimi me partnerë të tjerë.

Luboyeski tha gjithashtu se do të inkurajojnë bujtinat e vogla në veri të Shqipërisë për të promovuar këtë zonë dhe do të mbështesin financiarisht përfshirjen e Shqipërisë në faqen zyrtare të internetit të National Geographic. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, tha se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe harmonik vazhdon të jetë prioritet i programit të Qeverisë Shqiptare.

“Në funksion të këtij prioriteti axhenda jonë synon cilësinë dhe vetëm cilësinë”, tha Xhaferaj.Kjo është konferenca e tretë e ATA që nga themelimi i saj në 2008.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama