Prokuroria sekustron hotel Vollgen Ja si ruhej Shullazi

Prokuroria sekustron hotel Vollgen: Ja si ruhej Shullazi

Prokuroria e Durrësit, me lejen e gjykatës ka vendosur sekuestro për ish-hotel Vollga në Durrës. Një pjesë e tij është në pronësi të Emiliano Shullazit.

Kjo masë është marrë nën dyshimin se është përfituar me kryerjen e veprave penale të“Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.

Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.

Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.

Ndërkohë mësohet se Emiljano Shullazi lëvizte thuajse gjithnjë i me makina të blinduara.

Veçanërisht pas atentatit të dështuar të 5 janarit 2015 në Qafë Kashar, ku shpëtoi vetëm me disa të gërvishtura, ai e ka shtuar kujdesin.

Shoqërohej me një eskortë makinash luksoze, antiplumb dhe me persona të armatosur.

Një makinë e blinduar e Shullazit, sipas opozitës, hyri pak muaj më parë në doganën e Durrësit, por nuk u regjistrua.

Disa nga shoqëruesit e Shullazit mësohet se janë identifikuar nga policia dhe po mbahen nën vëzhgim.

Kur Shullazi u shoqërua tre ditë më parë, para shtëpisë së tij ishin mbledhur të paktën 20 të rinj.

Disa media shkruajnë se mes tyre kishte njerëz të armatosur.

Një ditë më pas, një grup miqsh të Shullazit u grumbulluan para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mes tyre dyshohet se ishin edhe disa nga personat që po vëzhgohen nga policia, si truproja të tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama