Drejtori i Kultures Shukriu me solli kater femra ne tre muaj

Drejtori i Kultures: Shukriu me solli kater femra ne tre muaj

Drejtori i Qendrës Kulturore në Peshkopi, Veli Vranicci është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një nga dëshmitarët në gjyqin kundër ish –kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Në dëshminë e tij ai ka treguar se vajza Anisa A. që shfaqet në videon e skandalit seksual me Xhelilin ishte punësuar si magaziniere në dhjetëditëshin e tretë të muajit mars 2016, kohë kjo kur ajo ka bërë edhe filmimin me kamera të fshehtë. Vranicci thotë gjithashtu se në tre muajt e fundit Shukri Xhelili i kishte dërguar për punësim 4 vajza, S.V si punonjëse biblioteke, A.D si pastruese në muze dhe A.SH. Vranicci nuk ka mundur të japë shpjegime se përse ishin kryer këto punësime, por ka theksuar se gjatë kësaj kohe ishin marrë në punë vetëm femra nga kryebashkiaku socialist.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama