Bimet medicinale qe kurojne melcine zemren stomakun

Bimet medicinale qe kurojne melcine, zemren, stomakun
Tek ne shumë persona janë të sëmurë nga mëlçia, zemra, stomaku apo tëmthi. Disa nga shkaqet e këtyre sëmundjeve është ushqimi tepër i yndyrshëm, mos kryerja e aktiviteteve, mënyrat e ndryshme të jetesës, trashëgimia etj. Veç vizitave tek doktori një tjetër mënyrë kuruese e këtyre sëmundjeve është kurimi i tyre në kushte shtëpie duke përgatitur çajra të ndryshëm me bimë medicinave.

Pra, këta persona, duhet që, një herë në ditë, të pinë 3 herë në ditë nga një gotë me çaj lulesh apo bimeve të ndryshme për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Po ashtu, në vend të yndyrnave të tepërta, të hanë më shumë pemë dhe perime të freskëta gjatë ditës. Të gjitha çajrat e mëposhtme për këto sëmundje janë me shije të hidhur dhe jo me aromë të mirë.

Çajrat të pihen të paëmbëlsuara, 3 herë në ditë, gjysmë ore para buke, nga një gotë çaji. Për shërimin e këtyre sëmundjeve ka disa lloje barnash me prejardhje mjekuese, të cilat po përdoren me shumë sukses. Nga bimët mjekuese shtëpiake, deri tani suksesin më të madh e ka arritur naneja e butë. Naneja është shumë mjet i mirë preventiv dhe u rekomandohet të gjithëve, pro më së shumti më e përshtatura, më e preferuara, më e lira dhe masa më e mirë preventive, kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe rrugëve të tëmthit.

Kamomili

Kamomili është një bimë (njëvjeçare) që rritet në vende fushore e kodrinore. Ka veti qetësuese. Rekomandohet për bukurinë e fytyrës, të flokëve, të syve, dhe në përgjithësi për të gjithë trupin. Prandaj dhe kamomili është një ndër përbërësit kryesor të kremërave dhe produkteve kozmetike. Ndihmon në çlirimin nga dhembjet e barkut. Kamomili ka veti antibakteriale dhe është mjaft relaksues. Me një lugë mjaltë bëhet qetësuesi perfekt. Në fund, pecetat e lagura me lëng kamomili përdoren për sytë e lodhur.

Çaji i malit

Caji i malit ka veti peptike, ngrohëse, tonike. Përdorimi i tij rekomandohet gjatë ftohjes (gripit), sëmundjeve që lidhen me sistemin e respiatorit dhe infeksioneve urinare. Çaji bën mirë dhe për zemrën.

Lule basani

Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Mjalti

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Mentja

Mentja rekomandohet për shëndetin e dhëmbëve, mentja përveç shijes fantastike që përmban riaktivizon funksionimin e sistemit gastrik dhe të mëlçisë. Ka aftësi antibakteriale dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Hudhra

Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj. Një studim i ri spanjoll tregon se vaji i pastër i ullirit mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me H. Pylori, që janë shkaktar për miliona raste të gastritit dhe ulcerës peptike çdo vit. Testet preliminare laboratorike tregojnë se kompozimet antioksiduese të gjetura në vajin e pastër të ullirit janë efektive kundër një varg llojesh të baktereve H. Pylori, të cilat infektojnë mukozën e lukthit.

Hulumtimet thonë se këto rezultate tashmë duhet të testohen tek njerëzit. Por, nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto zbulime, përfshirja e vajit të freskët të ullirit në ushqim mund të ndihmojë në pengimin e dhimbjeve të ulcerës.

Kanella

Kanella, gjendet forme pluhuri, në formë pjesërisht të përpunuar dhe në formë të papërpunuar. Në formë pluhuri zakonisht nuk është e pastër plotësisht meqë mund të ketë përqindje të vogël të bimëve të tjera, gjë që i zvogëlon efektet kuruese, e njëjta gjë është edhe për Kanellën pjesërisht të përpunuar, që ka formë dhe ngjyrë të njëjtë, prandaj rekomandohet Kanella e papërpunuar (lëvoren ashtu si është marrë nga bima). Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur. Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht, ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre

Ginkgo Biloba

Në (shqip Ginkgo dyvrigujsh, kikë) ekstrakt nga druri ginko është vënë në dukje se është i mirë për funksionim të të parit duke përmirësuar mikroqarkullimin e gjakut në sy e në veçanti te personat që vuajnë nga degjenerimi macular, shenjë e verdhë afër qendrës së retinës të syrit të njeriut që shfaqet në pleqëri,Në më shumë se 280 studime të bëra shkencore, konfirmohet me përdorimin e ekstrakteve të standardizuara të ginkos parandalon dhe shëron sëmundje si marramendjen, tringëllimën-zhurmën në vesh, shqetësime të brendshme në vesh, dëmtimin e memories (të mbajturit në mend), shton aftësinë për tu koncentruar, shëron ankthin-frikën, depresionin, çrregullimet psikike, ngadalëson mplakjen, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, zbut apo largon (të ajurit) dhe shëron sëmundje si çrregullimin vaskular. Ekstraktet e ginkgos përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e qarkullimit kapilar dhe kështu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, zemër dhe inde në organe dhe gjëndra.

Përgatitja

Përgatitja e çajit nga bimë të ndryshme është i njëjtë, edhe masat po ashtu. Psh për përgatitjen e çajit të kamomilit ose nanesë që shëron ulcerën në stomak merrni 20 g nga secila bimë dhe viheni në enë të pastër dhe përvëloheni në një litër e gjysmë ujë të porsavluar. Ena mbulohet dhe lihet dy orë që të thartohet, që bima të lëshojë sa më shumë përbërësit e saj shërues. Çaji duhet të pihet i paëmbëlsuar, por mundet edhe i ëmbëlsuar në vend të çajit indian. Si i paëmbëlsuar, çaji mund të pihet në vend të ujit. Merren bimë proporcionale si naneja, kamomili por mund t’i shtoni në të edhe barin e bletës, barin e pezmit, pastaj veprohet si më sipër. Pjesë të barabarta nga bari i bletës, ngjitësja, arrëse, kamomili, bari i pezmit.

Gjithë kësaj përzierjeje t’i jepet edhe naneja. Pjesë të barabarta nga pelini, rrodhëza, ngjitësja, arrëse, kamomili, kore pjerëze, luleshurdha, çikorja. Sa peshë bëjnë të gjitha këto, aq nane u shtohet përzihet dhe vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë të barabarta nga naneja, kore pjerëze-arci, aq bar blete dhe aq kamomil. Mandej të vazhdohen si në rastin e parë. Merren katër pjesë nane, kurse nga një pjesë pelin, bar pezmi, marrje, kore pjerëze-arci, bar blete, pastaj vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë për përgatitjen dhe përdorimin, të vazhdohet si në rastin e parë. Ena mbulohet dhe lihet 8 orë. Pastaj kullohet dhe pihet nga një gotë e vogël uji, 3 herë në ditë, para ushqimit, i paëmbëlsuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama