Torra e Durresit ‘pushtohet’ nga Reklamat Pirate

Torra e Durresit ‘pushtohet’ nga Reklamat Pirate


Si te sigurosh sa me shume oferta pune, si t’ua prishesh mendjen njerezve qe ta kalojne naten ne nje PUB apo te besh edhe njoftime partiake? Ka disa kohe qe njerezit perdorin nje zgjidhje origjinale. Reklama eshte falas. Mjafton nje afishe e madhe me te dhenat e profesionit, sa kohe e ku ke punuar, apo me foto kengetaresh e kengetaresh, keto te fundit edhe provokative, te vendosura ne ambiente te hapura publike. Ne rruget e Tiranes i gjen me shumice neper mure, neper peme e kudo ku ka fluks njerezish. Kjo menyre reklamimi nuk ka perjashtuar as monumentet e kultures. Ato qe konsiderohen si vlera shumeshekullore e te rralla te trashegimise kulturore shqiptare. Nje rast i tille eshte mjaft i prekshem ne qytetin e Durresit. Muret e kalase qe nisin nga Torra Veneciane e ne vazhdim, jane te mbushura me te tilla njoftime. Mjafton te ndalosh per pak dhe do te shohesh nje afishe ne te cilen nje Dj kerkon pune. Aty jane te shenuara eksperiencat e meparshme si dhe nje numer telefoni per kontakt. Me tej nje pub ben njoftim per te ftuarit special te nates(Ingrid Gjoni dhe mr Elvis). Apo nje dege partie njofton per festimin e pervjetorit te themelimit. Shumekush do te mendoje se keto letra nuk i prishin pune njeriu. Por gjerat ndryshojne kur behet fjale per monumente te kultures, per te cilat nga qeveria jane miratuar ligje te posaçme per mbrojtjen dhe perkujdesjen e tyre. Kalaja e Durresit eshte monument kulture qe ka vlerat e saj historike dhe kulturore. Por duket se kjo nuk ka perjashtuar mbushjen e saj me keto fleta publicitare. Ne te shumten e rasteve ato jane edhe lajmerime te vjetra, diku grisen dhe pjese te tyre zene njera-tjetren. Sipas ligjit, venia e elementeve publicitare neper monumente kulturore nuk lejohet. Ne legjislacionin per trashegimine kulturore, neni 40 pika 1, shkruan: “Vendosja e materialeve publicitare ne objektet monument kulture behet ne raste te veçanta festivo-kulturore dhe ka karakter te perkohshem”. Ndersa ne vijimesi te ketij neni, pika 3 percakton se “Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, jep lejen per organizimin e veprimtarive kulturore dhe vendosjen e materialeve publicitare”. Ndersa rastet qe permendem me siper, sigurisht qe nuk kane te bejne me ndonje veprimtari kulturore, nuk jane te perkohshme dhe ne kundershtim me ligjin qe permendem me siper. Sipas specialisteve, kjo eshte mjaft shqetesuese dhe per me teper eshte shume e veshtire per t’i kontrolluar. Aq me teper qe keto monumente nuk ruhen me roje. Keto monumente jane ne perkujdesje te drejtorise rajonale te Durresit, e varur nga Instituti i Monumenteve te Kultures ne Tirane. Sipas specialisteve, keto jane raste shqetesuese, por eshte e domosdoshme nje ndergjegjesim i njerezve per rendesine e ketyre objekteve dhe qe veprimet e mesiperme jane te ndaluara. Por ketyre fleteve publicitare i shtohet edhe deshira e njerezve qe ne keto mure te shkruajne me sprajt. Kjo eshte akoma edhe me e demshme, pasi per heqjen e tyre specialistet duhet te nderhyjne me kimikate per t’i pastruar. Por çdo nderhyrje ka pasojat e saj. Madje, duke qene se muret jane te rrafshet, i kane kursyer qe te ktheheshin ne ambiente te pershtatshme per stervitjen e “talentit”, ashtu siç ka ndodhur me biblioteken e ketij qyteti. Aty mund te gjesh nga te gjitha parullat dhe ngjyrat e sprajteve te perdorura.  Entuziazmi per te shkarravitur, ne qytetin e Durresit nuk ka kursyer as objektet arkeologjike, siç jane kolonat afer monumentit te pavaresise. Keto jane raste flagrante, por qe shkaktojne deme te medha ne keto objekte. Aq me teper qe Durresi eshte nje qytet turistik dhe keto monumente kulture jane te parat qe terheqin vemendjen e te huajve qe vijne ne Shqiperi.

Pergatiti : Oliverta Lila
Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama