10 plazhet me te bukur ne bote edhe Dhermiu ne liste

10 plazhet me te bukur ne bote, edhe Dhermiu ne liste

“Plazhet që ti nuk i harron dot më”.

Kështu nis artikullin blog i njohur Italian Infoturismiamoci.com, i cili rendit 10 plazhet më të mira në botë, ndër të cilët edhe Dhërmiu, në Rivierën shqiptare, raporton Monitor.

Drymades, Dhërmi – Albania

“Dashuria e fundit” e listuar në këtë artikull, por që sa do që të shtrihet në kohë, nuk mund të humbasë. Blogu shkruan për Dhërmi se ka ujë të pastër dhe një bollëk gjelbërimi përreth. Një plazh i tillë, sipas autorëve, e bën absolutisht të përsosur këtë vend, sidomos në fund të gushtit: ka më pak njerëz dhe ky breg nuk është ndotur, të paktën “akoma”.

Thjesht e thjeshtë, shkruajnë italianët, vetëm zgjidhni destinacionin apo shfletoni propozimet që mund të gjeni aty. Mundësia e zgjedhjes së pafund, çmime me të vërtetë të mira, me pak fjalë blogerët i rekomandojnë për ata që thjesht duan që të gëzojnë pushime pa asnjë lloj mendimi tjetër shqetësues.

Plazhet e tjera që renditet në këtë artikull bashkë me brigjet shqiptare janë:

Cala Granara, Spargi – Arqipelagu i Magdalenës
Vrika, Antipaxos – Greqi
Stiniva – Kroaci
Blue Lagoon, Komino, Maltë
Punta Longa, Favignana – Siçili
Legzira, Sidi Ifni – Marok
Baia Verde, Gallipoli – Itali
Cala d’Hort, Ibiza
Praia de Falesia – Portugali


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama