Zera e kengetare te rinj ne festivalin e Radio Televizionit Shqiptar

largea_festivali-i-rtsh135446676112 Tetor /ATSH- Megi Zonja./- Emra të fuqishëm priten të ngjiten sivjet në skenen e Festivalit në Radio Televizionit Shqiptar. Edea Demaliaj, fituesja e X Factor Albania dhe njëkohësisht vajza e të ndjerit Gentian Demaliaj - vokalist i grupit "Djemtë e Detit". Erga Halilaj, e cila numëron disa pjesëmarrje në këtë festival, po ashtu sivjet rikthehet me një projekt muzikor. Ajo ishte si backvokaliste për Elhaida Danin dhe Hersi Matmujën në Eurosong. Klajdi Musabelli i cili rikthehet ne këtë festival .

Gjithashtu artistja nga Kosova Flaka Krelani po përflitet në rrjetet sociale si një ndër emrat që vijnë në festival. Kujtojmë se vite më parë Flaka konkurroi me këngën "Jeta kërkon dashuri", e cila zuri vendin e dytë pas Olta Bokës. Datat 12 dhe 13 tetor janë datat e pranimit të këngëve për festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali, i cili mbahet në dhjetor e fituesin e cmimit të pare e dërgon drejt e në Eurovision organizohet në maj të vitit tjetër në Stokholm .

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama