Tetori Gjerman / Letersi dhe muzike nga Gjermania Zvicra dhe Austria ne nje mbremje te perbashket

TIRANË, 10 Tetor / ATSH / - Edhe këtë vit Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës do të organizojnë një mbrëmje të përbashkët në kuadër të Tetorit Gjerman.

Në ambjentet e "Tulla center, Tiranë, të premten e 16 tetorit ora 19:00, në titullin "Mbrëmje me letërsi dhe muzikë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria", shkrimtarja gjermane Karen Köhler, grupi muzikor shqiptaro-zviceran "Guralumi-Band", dhe DJ Levi nga Austria do të zhvillojnë një mbrëmje miksurë nga letërsia dhe muzika.

Shkrimtarja gjermane, Karen Köhler që do të qëndrojë në Tiranë në një rezidencë letrare, do të lexojë gjatë mbrëmjes tregime të shkurtra (me përkthim në shqip).

Më tej festa do të vazhdojë interpretimet e grupit muzikor shqiptaro-zviceran "Guralumi-Band", dhe për tu përmbylluar e për të vazhduar më pas deri në orët e vona me muzikën e miksuar live nga DJ Levi nga Austria.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama