Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

12096142_810022579108988_1716369468305516900_nTirane, 12 Tetor/ATSH/Megi Zonja/.- Është ndarë nga jeta në moshën 62 vjecare, pas një ataku kardiak aktori dhe ish drejtori I teatrit "Bylis", Arqile Lici.
Arqile Lici mbart në aktivitetin e tij profesionale disa role emblematike të Teatrit dramatik të Fierit, si dhe në filmin shqiptar.
Shume kush mund ta mbajë mend me rolin e Niqiforit tek komedia "Shoku Niqifor", me rolin e Esad Pashës në dramën "Dy krisma në Paris", në rolin e dajë Rustemit tek filmi "Hijet që mbeten pas", apo të ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi "Gjallë". Mes vitet 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.
Arqile Lici është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin "Naim Frashëri" i Argjendtë, me motivacionin: "Për arritje në interpretimin me mjeshtëri artistike të roleve të realizuara në teatër dhe kinematografi".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama