Arben Imeri takon lexuesit ne botimin e trete brenda vitit te Une banoja ne Tirane

ardi1Shpallet nga Albanian Excellence si "Histori Suksesi" pë vitin 2015

TIRANË, 11 Tetor /ATSH-Klajdi Musabelliu /. - Botimi i tretë i librit të shkrimtarit Arben Imeri , "Unë banoja në Tiranë" botuar nga Shtëpia Botuese "Toena", mblodhi në "Tulla-Center" artistë e lexues, të cilët në një aktivitet ndryshe, konceptuar si takim me lexuesin, njohën autorin dhe veprën e tij e cila brenda nje viti është ribotuar tri herë.

Në një atmosferë të ngrohtë, në shoqërinë e muzikës klasike në sfond, autori lexoi disa tregime ndersa ndau me lexuesin emocionet, e librit "Unë banoja në Tiranë", një libër i së shkuarës së pandarë nga e tashmja.

"I natyrshëm , i thjeshtë, spontan, por edhe pak autoironik, në një stil të tijin filozofiko-artistik kontemporan" u shpreh aktori i njohur Ardian Cerga i pyetur nga ATSH, lidhur autorin dhe tregimet e tij.

ardi3Arben Imeri duke falenderuar Ardian Cergen, njeherazi imazh i Albanian Excellence, në inkurajimin e përvijimeve qe i ka dhënë në shkrimin e tregimeve u shpreh se "mendimet e magazinuara në mëndjen time, episode dhe ngjarje, pasi i rikujtoja me miqtë i botoja në rrjetin social Facebook, nga ku merrja kritika, komplimenta, por edhe spunton për t'i botuar".

"Duke qeshur nisa t'i shkruaj, të shkruaj mallin për Tiranën, dhe emocionet dhe ndjenjat të cilat pasi kalonin ne filtrin artistik të Cergës, rezultuan të pëlqyera dhe mjaft të kërkuara nga miqtë e librit" u shpreh Imeri.

Irena Toçi, Drejtorja e Shtëpisë Botuese "Toena", pasi përgëzoi autorin, cilësoi se letersia e tij me një shkrim të shkurtër por dinamik, ka nisur sukses ". "Sytë nga e kalura, por duke i mbajtur tek e tashmja, dhe ky lloj stili po kërkohet mjaft nga publiku ynë, ndërkohë që po vlerësohet nga kritika, ashtu dhe trendi i emrave të autorëve të rinj dhe mbështetja e talenteve të reja . Ndoshta ky është një ndër qëllimet e Toenës, dhe ne si shtëpi botuese nuk kishim si të qëndronim larg kërkesës së lexuesit dhe mbështetjes së shkrimtarëve të rinj si është dhe Arben Imeri" theksoi Toçi.

ardi4Edhe për përkthyesin Sokol Çunga, 33 tregimet e Imerit janë tregimet nostalgjike, të cilat të kthyera në një objekt muzeal mbartin edhe vlerën e dëshmive të së shkuarës dhe ndërtojnë historinë e një njeriu të thjeshtë.

Dëshmitë e jetës së përditshme të një djaloshi që u rrit dhe jetoi në Tiranë, historitë e mëdha që përbëjnë boshtin e ngjarjeve të rëndësishme, si një dokument i së shkuarës u lexuan, diskutuan dhe interpretuan nga të pranishmit të cilët duartrokitën tregimet dhe rrëfimet jetësore se si e kishte shkruar këtë libër autori.

Dhe pasi rrëmbeu duartrokitjet e të pranishmëve, dhe firmosi mjaft libra, gjatë mbrëmjes nuk munguan dhe surprizat për Imerin, si edhe çertifikata e marrë nga organizata "Albanian Exellence", e cila e nderoi autorin me shpalljen "Histori Suksesi për vitin 2015.

Presidentja e Albanina Excellence, Flora Nikolla, duke vlerësuar suksesin e arritur nga Arben Imeri, një emër i ri në letrat shqipe, nënvizoi vlerën dhe rëndësinë qe ka vlerësimi i suksesit dhe dinjitetit njerëzor i shqiptarëve sot në botë. "Jetojmë ne shekullin e pragmatizmit dhe të gjithë duhet të jemi koshientë se çfarë dimë të ndertojmë ne vetë", tha ajo duke vlerësuar tregimin e Imerit si një tregim i cili në pak rreshta di të japë histori fenomenesh të së tashmes dhe të së shkuarës".

Per ti dorëzuar çertifikatën e mirënjohjes akorduar nga Albanian Excellence, Flora Nikolla, ftoi imazhin e AE-se, artistin Ardian Cerga.

ardi5" Albanian Excellence , ka nderin të nominojë si "Histori Suksesi pë vitin 2015 ", shkrimtarin , Arben Imeri, i cili me letërsinë e tij të re në krijimtari por mënçurake dhe të goditur në mendim , arriti të ketë sukses të merituar te lexuesit shqiptarë kudo në botë . Të ikurit e detyruar nga Shqipëria dhe jo vetëm , gjetën jetën e tyre në rreshtat e shkruara nga Arben Imeri, duke e bërë librin "Unë banoja në Tiranë", një manual të vetes dhe të jetës së tyre në Tiranën tonë . Albanian Excellence, e cila ka në misionin e saj identifikimin e vlerave shqiptare në botë, duke i uruar udhë të gjatë në krijimtarinë e tij, e nderon shkrimtarin Arben Imeri me këtë çertifikatë mirënjohjeje , shkruhej në këtë çertifikatë.

/f.n/



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama