Bukurite natyrore te Rugoves

Bukurite natyrore te Rugoves
Tek ka pershkruar udhetimin e tij hulumtues ne kete vis malor, Parry ka thene se castet e kaluara neper kete masiv bjeshkesh radhiten ne rendin e pare te pervojes se tij hulumtuese te pikave turistike ne bote. “Une vizitova Gryken e Rugoves. Ishin momente nga me te rrallat ne pervojen time kerkimore te bukurive natyrore dhe turistike”, ka pershkruar Parry, duke premtuar para krereve te Pejes se radhen tjeter, ne nje ekspedite te ngjashme, do te jete i shoqeruar nga shume biznesmene e pronare agjencish turistike per ta bere Pejen, por edhe Kosoven pergjithesisht, si tha ai, te njohur nga te tjeret per bukurite natyrore qe ofron.

Derisa po pershkruante ndjenjat e tija gjate ekspedites kerkimore ne kete vis, njohesi i turizmit boteror, Parry po perjetonte njekohesisht edhe vlerat etnomuzikore te kesaj ane. Organizatori i Komunes se Pejes kishte angazhuar ansamblin folklorik “Rugova” qe me melodi fyelli te percillte gjithe pershkrimin, por edhe premtimin qe po sillte ne Peje shefi i Asociacionit amerikan per udhetime dhe turizem.

Parry tha se Kosova, posacerisht Peja, me masivin e Bjeshkeve te Nemuna do te jete angazhim profesional i tij per te promovuar bukurite e saj ne menyre qe kendej te aranzhohen udhetime dhe turizem per njerezit qe preferojne ato. Ai ka disa dite qe qendron ne Kosove. Tri dite me pare ai ka mbajtur nje ligjerate ne Kolegjin Amerikan ne Prishtine, ku ka treguar qellimin e vizites se tij dhe te bashkepunetoreve ne Kosove.



Kryetari i Pejes, Ali Berisha takimin me Parryn e ka cilesuar si shume te rendesishem.

“Ky takim mund te konsiderohet si nje hap perpara drejt promovimit, nderlidhjes se institucioneve dhe bizneseve nderkombetare me tonat per nje zhvillim ekonomik te Pejes”, ka vleresuar Berisha, duke i ofruar ekspertit amerikan per hulumtimin e pikave turistike edhe ndihmen institucionale ne punen e nisur te enjten pasdite me kahe te zhvillimit te Pejes dhe Dukagjinit.



Vizita e shefit te ketij asociacioni turistik amerikan ne Peje eshte organizuar nga Ministria e Tregtise dhe Industrise, ajo e Kultures dhe Komuna e Pejes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama