Twitter-i i Rames po ngre tensionet Shqiperi-Greqi

'Twitter-i i Rames po ngre tensionet Shqiperi-Greqi'

Pas gazetës greke “Ethnos”, një tjetër e përditshme shkruan për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kishën e Dhërmiut. “Kathimerini” shkruan sot duke konstatuar se debati për kishën e Dhërmiut i ka cënuar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

Gazeta më e madhe në Greqi, thekson se në rritjen e tensioneve rol ka patur kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Komentet e tij në rrjetet sociale i kanë shtuar polemikat”, shkruan gazeta.

Rama, i pyetur nga një qytetar nëse deklarata e Athinës ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, u përgjigj:

“Ata e kanë bërë më shpesh këtë në të kaluarën dhe po e bëjnë më pak tani. Duhet pak më shumë kohë që ata ta kuptojnë që Shqipëria nuk pret më të tutelohet”, citon Kathimerini përgjigjen e Ramës.

Gazeta kujton se komentet erdhën ndërkohë që kryepeshkopi Anastas Janullatos u takua me presidentin grek Prokopis Pavlopulos dhe kryeministrin e dorëhequr, Aleksis Tsipras, në Athinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama