Një ‘ilaç i mrekullisë’ i gjetur në tokën e Ishullit të Pashkëve besohet se ka kualitete të cilat një ditë do t’i ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë – dhe madje ky ilaç është duke funksionuar tek qentë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit janë duke testuar efektet e këtij ilaçi të quajtur ‘rapamaycin’ në qen, për të parë nëse do të ngadalësojë procesin e plakjes.
Hulumtuesit u habitën nga rezultatet e testimeve fillestare, duke gjetur se qentë treguan funksionalitet të përmirësuar të zemrës vetëm pas pak javësh përdorim të këtij ilaçi.
Studimi është duke u udhëhequr nga biologu Matt Kaeberlein dhe kolegu i tij Daniel Promislow. Sipas këtyre biologëve, testimet e mëhershme në minj treguan se ‘rapamycini’ mund të zgjasë jetën.