Nexhmije Hoxha e krahason veten me Nënë Terezën. Në një intervistë për televizionin francez “Planet +”, bashkëshortja e diktatorit Hoxha është shprehur se “atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”.
Duke folur për gazetarin Joel Soler në ciklin e dokumentarëve “Gratë e Dikatorëve”, Hoxha thotë se nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë “vejusha e zezë”.
“Kjo grua e vogël dhe vjetër është e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për më shumë se dyzet vjet me spastrimet dhe internime masive”, shkruan televizioni "Planet +".
“Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart saj”, thuhet më tej në dokumentarin e transmetuar pak ditë më parë në Francë.