Si te silleni me miqte pa femije

Si te silleni me miqte pa femije

Këshilla – Nëse jeni bërë së fundmi prind dhe miqtë tuaj kanë zgjedhur të mos kenë fëmijë, gjetja e një bisede të përbashkët mund të duket e vështirë. Kuptoni faktet për personat ‘e lirë’ nga fëmijët për të mbetur miq të mirë

Një e vërtetë e hidhur duhet pranuar: jo të gjithë njerëzit kanë fëmijë dhe jo të gjithë interesohen për ta aq sa mund të interesoheni ju që i keni lindur. Liria e çdo njeriu për t’i dashur ose jo fëmijët mund t’jua bëjë pak më të koklavitur situatën. Mendojeni gjithnjë monedhën me dy anë. Përpara se të kalojmë te këshillat që duhet të ndiqni karshi njerëzve pa fëmijë duhet të bëni një dallim thelbësor: ka dy lloje njerëzish, ata që nuk kanë fëmijë dhe ata që nuk duan fëmijë. Faktet që përmenden më poshtë u referohen miqve që nuk kanë dhe nuk duan të kenë fëmijë.

   

Koha për të rriturit është vetëm për të rriturit

Kjo nuk është lojë fjalësh. Nëse do të dilni me miqtë tuaj, të cilët do të jenë të pashoqëruar nga fëmijët, atëherë të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Mos i merrni fëmijët me vete kur keni lënë me fjalë të takoheni vetëm ju si të rritur. Nuk ka justifikime për të kundërtën.

   

Mospasja e fëmijëve është zgjedhje e vetëdijshme

Disa të rritur zgjedhin të mos kenë fëmijë për arsyen e thjeshtë se nuk duan ta ndërlikojnë jetën e tyre. Kështu, mos e merrni mundimin që të përpiqeni t’ua fusni në qejf vogëlushët, duke dhënë shembullin e fëmijëve tuaj.

   

Miqtë pa fëmijë janë të ndjeshëm

Edhe pse mund të mos kuptohet për vetë shkakun se zgjedhja për të mos pasur fëmijë është e vetëdijshme, ende miqtë tuaj që nuk kanë fëmijë janë të prekshëm dhe të ndjeshëm ndaj situatave emocionale. Mos ia lejoni vetes të silleni me ta sikur të jenë disa persona agresivë që nuk janë mjaftueshëm altruistë dhe se nuk marrin erë nga jeta prej prindi.

   

Frika prej shtatzënisë është e vërtetë

Disa femra vendosin të mos bëjnë fëmijë vetëm për shkak të frikës së shtatzënisë. Ato tremben se nuk do të mund t’i durojnë dhembjet e mëdha të lindjes. Kështu, jo gjithnjë zgjedhja është e vullnetshme, por e imponuar prej faktorëve psikologjikë e jo vetëm biologjikë.

   

Faji për gjyshërit nuk lehtësohet kurrë

Barra që marrin përsipër personat që vendosin të mos kenë fëmijë është e madhe. Mbi ta rëndon përherë faji i mosbërjes gjyshër të prindërve të tyre dhe prindërve të bashkëshortit ose bashkëshortes. Kjo vështirësi brenda familjes nuk lehtësohet kurrë, ndaj silluni mirë me këta persona dhe kuptojini sa më shumë të mundeni.

   

Justifikimet prej mamaje nuk funksionojnë

Mos prisni të merrni avantazhe mirëkuptimi prej miqve tuaj vetëm prej faktit se keni fëmijë. Ashtu siç për të tjerët mospasja e fëmijës është një zgjedhje, pasojat e së cilës i mbajnë vetë mbi shpinë, e kundërta është e vërtetë për ju. Çdo mangësi dhe boshllëk që ju krijohet prej fëmijëve, duhet ta merrni vetë përsipër për ta mbushur, ndaj mos krijoni iluzione të shfajësimit prej këtij fakti.

   

Askush nuk duhet të bëjë fëmijë pa qenë gati

Kini parasysh se fëmijët mund të jenë një zgjedhje për kohën e duhur, por janë gjithashtu një zgjedhje që ka të bëjë shumë edhe me vullnetin. Miqtë tuaj pa fëmijë do të donin që ju të dinit se mungesa e fëmijëve nga ana e tyre është thjesht problem i gatishmërisë. Kështu, silluni mirë me këta miq, sepse shumë shpejt mund të bëhen më fëmijë dhe të marrin mbi shpatulla të njëjtën barrë që dikur mund ta kishit pagëzuar si ‘atlasin tuaj personal’.

   

Është e vështirë të dalësh kundër rrymës

Nëse keni fëmijë dhe njihni miq që nuk kanë, urime, ju jeni në anën e rrymës. Kuptojini miqtë tuaj, sepse në fakt ata po dalin kundër kësaj rryme të të pasurit fëmijë, gjë që ua vështirëson jetën në përgjithësi dhe e ndërlikon mënyrën se si shihen prej të tjerëve. Jepuni sa më shumë mbështetje këtyre personave, si dhe mirëkuptimin tuaj. Do të ketë sigurisht çaste kur do t’i adhuroni për zgjedhjen e tyre për të mos pasur fëmijë. Gjithsesi, secili ka jetën e tij dhe e bën atë sipas vullnetit.

   

Mos i merrni gjërat për keq

Disa komente të ashpra në dukje të personave që nuk kanë vetë fëmijë mund të duken mizore. Bëhuni miq të mirë dhe kuptoni anën njerëzore të tyre dhe mos i merrni për keq. Sa më shumë mirëkuptim për ata që nuk kanë provuar disa gjëra që ju po i kaloni aktualisht. Jeta është plot të panjohura, ndaj prisni dhe kini durim!

 

Balanca punë-jetë është e vështirë për këdo

Nëse gjeni një balancë mes punës dhe familjes, kjo është gjë e mirë për ju. Por mos i paragjykoni të tjerët që nuk munden. Miqtë tuaj pa fëmijë mund të mos e kenë gjetur këtë të mesme të artë, jepuni atyre mbështetjen tuaj dhe ofroni ndihmë për çdo nevojë që mund të kenë. Mos harroni se bota rrotullohet për këdo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama