Stephen Hawking prezanton teorine e re mbi vrimat e zeza ne univers

Stephen Hawking prezanton teorine e re mbi vrimat e zeza ne univers

Pas një pune të gjatë kërkimore shkencore mbi universin, fizikani britanik Stephen Hawking paraqiti në Stokholm teorinë e re të tij lidhur me vrimat e zeza. Edhe pse me aftësi të kufizuara prej më shumë se 50 vitesh, ai mbetet epiqendra e kërkimeve mbi kozmosin.

Aktualisht, profesor në Universitetin e Kembrixh, ai propozon një teori të re lidhur me vrimat e zeza në univers, duke argumentuar se shumë informacione të humbura në vrimat e zeza mund të rikuperohen në universe të tjera dhe pikërisht këto vrima mund të jenë “tunelet” për të arritur tek ato.

Duke folur në konferencën e Stokholmit, përpara 3000 dëgjuesish, profesor Hawking u shpreh: “Nuk janë burgjet e përjetshme që ne kemi menduar se janë. Objektet hapësinore mund të thithen nga këto vrima të zeza për të dalë në një tjetër univers. Gjithsesi, unë kam frikë nga udhëtimet në ajër dhe nuk do të provoj ndonjëherë të futem në një nga vrimat e zeza”, tha me shaka ai.

A është informacioni hapësinor i konservueshëm? Sipas mekanikës kuantike, edhe mundet. Por asnjë teori deri më tani nuk na ka thënë se si mund të rikuperohet ky informacion. Projekti i profesor Hawking është shumë i guximshëm dhe nëse vërteton ato çfarë ai thotë, do të qartësojë krejtësisht konceptin tonë mbi universin. Ky projekt u financua nga Universiteti i Karolinës së Veriut, Instituti Nordik i Teorive Fizike, Universiteti i Kembrixhit dhe Fondacioni Julian Schwinger. Projekti do të pasohet nga një tjetër me kosto rreth 100 milionë dollarë, duke u quajtur si kërkimi shkencor më intensiv dhe më i fuqishëm ndonjëherë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama