Si ia doli Enki te behet eksporti me i nxehte shqiptar?

Si ia doli Enki te behet 'eksporti' me i nxehte shqiptar?

Nuk është e mundur të futesh në Google News këto ditë dhe të mos shohësh kudo fytyrën (në fakt gjoksin) e Enki Bracajt.

Në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, me mijëra media flasin për vajzën shqiptare, e cila jep lajmet pa reçipeta.

Historia ka marrë përmasa të tilla, sa vetë Enki nuk do e besonte kurrë.

Në faqen e saj në FB mund të shohësh komente në gjuhë nga më të ndryshmet.

Ajo është tashmë prezantuesja seksi, që do pozojë për Playboy.

Por si është e mundur që një prezantuese e një televizioni më shumë se periferik në Shqipëri, të bëhet kaq e famshme?

Arsyeja është efekti i ‘topit të borës’ në kohët e internetit. Shpejtësia me të cilën qarkullon dhe kopjohet lajmi është e frikshme.

Brenda natës mund të jesh një njeri i famshëm në mbarë botën, ndërkohë që në Shqipëri të paktë duhet të jenë ata që kanë dëgjuar për Enkin apo edhe për Zjarr TV.

Ndërkohë mediat e huaja, edhe ato serioze, thonë se ky Zjarr TV po bën namin me audiencën e tij.

Çmenduria arrin deri aty sa tek televizioni i Ismet Drishtit flasin me burime anonime për mediat ndërkombëtare mbi fatin e Enkit, tashmë që do pozojë për Playboy.

Fjalia e Enkit se në industrinë e medias duhet të “çash me gjoks” është më e preferuara e këtyre mediave, që duket se kanë gjetur edhe simbolin për një paragjykim që fle prej kohësh edhe në redaksitë më të mëdha në botë.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama