Pranohet ne pune pas 30 minutash pushohet ja arsyeja

Pranohet ne pune, pas 30 minutash pushohet, ja arsyeja

Një grua e cila gjeti punën e ëndrrave u pushua nga kompania, 30 minuta pas fillimit, për shkak të një tatuazhi në dorën e majtë.

Claire Shepherd aplikoi në një qendër tregtimi me pakicë në qytetin e saj të lindjes, Sëansea, Ëales. Ajo ka impresionuar intervistuesit me eksperiencën që kishte, teksa fliste me ta në telefon.

Për këtë arsye, 27- vjeçarja u pranua në vendin e punës, por eprorët e saj ende nuk e kishin parë fizikisht.

Në ditën e saj të parë të punës në këtë qendër, ajo u pushua menjëherë për shkak të tatuazhit të pikturuar në dorë, i cili është i vështirë të mbulohet.

Firma mori vendimin e largimit nga puna të Claire Shepherd pasi dizenjimi mund të dukej si ofendues tek klientët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama