Cfare na kujton 1 prilli?

Cfare na kujton 1 prilli?

1 prilli është dita e 92-të e vitit sipas kalendarit gregorian. Deri në fund të këtij viti mbeten edhe 274 ditë të tjera.

Më 1 prill 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare. Në të njëjtën ditë me Shqipërinë u anëtarësua edhe Kroacia.

1 prill 2001 – Ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç iu dorëzua policisë, për të dalë më pas para gjykatës për krime lufte.

1 prill 1867 – Singapori u bë koloni e Britanisë së Madhe

1 prilli njihet ndryshe si dita e gënjeshtrave. Ajo festohet në shumicën e vendeve të botës, duke kurdisur shaka e rrengje që bazohen mbi gënjeshtrat. Madje, shpesh kësaj loje i bashkohet edhe media. Gazeta, revista apo mjete të tjera të informimit raportojnë si të vërteta lajme të cilat i përgënjeshtrojnë më pas. Pavarësisht se ka lindur që në shekullin e XIX, kjo ditë nuk konsiderohet festë zyrtare në asnjë vend të botës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama