Kristo Frasheri Ftohja Hoxhes me Ameriken ja si perfituan lobet greke

Kristo Frasheri: Ftohja Hoxhes me Ameriken, ja si perfituan lobet greke

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane vazhduan të mbeteshin të ftohta edhe pas 11 janarit 1946, kur Shqipëria u shpall republikë popullore dhe kur qeveria e kryesuar nga Enver Hoxha siguroi statusin e një qeverie jo të përkohshme, por të rregullt. Në fillim Enver Hoxha e vonoi përgjigjen për vlefshmërinë ligjore të akteve diplomatike dypalëshe me argumentin se i duhej kohë për t’i studiuar.

Por, ndërkohë kryeministri shqiptar filloi të merrte masa administrative për të penguar lëvizjen e lirë brenda në Shqipëri të anëtarëve të misionit amerikan. Në të njëjtën kohë, Xhekobsi njoftonte se në Shqipëri po vazhdonte procesi i “sovietizimit” të vendit dhe se rezistenca që po ndeshte në disa fragmente të pushtetit shtetëror nuk do ta ndalte procesin, mbasi kundërshtarët qenë në minoritet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama