Arben Puto Eliminimi i Mehmet Shehut ishte vendosur qe me pare pritej vetem sebepi

Arben Puto: Eliminimi i Mehmet Shehut ishte vendosur qe me pare, pritej vetem sebepi

Gazeta “Dita” publikon prej dy ditësh pjesë të kujtimeve të historianit Arben Puto.

Puto bën kalime të shpejta në periudhën e komunizmit, që edhe botohen në gazetë, për të dhënë disa konkluzione për ngjarje dhe vendime të asaj kohe.

Ai rrëfen se kishte sjellë nga Britania e Madhe dokumente të anglezëve për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, karakteristika që oficerëve të OSE­së, për dy liderët shqiptarë.

Sipas Putos kur ndodhi vetëvrasja e Mehmet Shehut, të cilin duket se nuk e ka pëlqyer e për të cilin thotë se “Eliminimi i tij ishte vendosur që më parë, pritej vetëm sebepi”, u përfol edhe emri i tij.

Gjithçka me dokumentin në fjalë që dikush ishte kujtuar se ekzistonte. Pse shpëtoi Puto? Ja se çfarë thotë ai:

“Nuk mund të ishte veçse një atje lart, fare lart.

Kam arritur në përfundimin se ka qenë vetë Enveri që ka anuluar vendimin e “kokënxehtëve” të KQ.

Ishte vështirë ta bënte tjetërkush. Kjo nuk më ka ardhur e papritur.

E kam menduar menjëherë.

Më kishte pasur student në Liceun e Korçës, student të dalluar.

Për rezultatet e vitit të tretë (sixieme), erdhi dhe më përgëzoi.

Ndiqte me siguri punën time si historian.

Mendoj përsëri se ka lidhje me të që më dhanë Çmimin e Parë të Republikës për librin tim mbi Pavarësinë.

Veç asaj, më njihte si djalë gjirokastrit. Nuk ka qenë rasti i vetëm kur është treguar zemërgjerë për njerëzit e qytetit të tij.

Ka ndihmuar disa kur janë ndodhur në pozitë të vështirë, doemos jashtë “aktiviteteve antiparti”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama