Llotaria Amerikane ja si rriten mundesite per te fituar

Llotaria Amerikane, ja si rriten mundesite per te fituar

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar disa nga rastet që duhet të kenë parasysh shqiptarët kur të aplikojnë. Duke publikuar disa nga pyetjet më të rëndësishme që bëhen, Ambasada Amerikanë në Tiranë thotë se nga një familje mund të aplikojnë dy persona të ndryshëm, duke rritur mundësinë për të fituar. Ja 3 pyetjet shpjeguese të ambasadës.

Çfarë ndodh nëse fitoj llotarinë amerikane? A më ndihmon qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjetur punë?

Nëse fitoni llotarinë amerikani mund të jetoni dhe punoni në SHBA.  Qeveria nuk do t’ju paguajë për të jetesën tuaj apo për të gjetur punë. Ju duhet të përpiqeni vet kur të mbërrini në SHBA.

Nëse unë regjistrohen për llotarinë amerikane 2017-t, mundet gruaja ime të bëjë një aplikim të veçantë, si aplikuesi kryesor? A skualifikohesh në këtë rast?

Një burrë dhe grua duhet të dorëzojnë secili nga një aplikim, nëse i përmbushin kërkesat. Nëse njëri bashkëshort është zgjedhur tjetri mund të përfitojë, mjafton që të dhënat të jenë hedhur në momentin kur keni aplikuar, pra të mos keni gënjyer që keni bashkëshortë ose bashkëshorte.

Sa kushton për t’u regjistruar në Programin e Vizave për Llotarinë Amerikane?

Nuk ka kosto për regjistrim. Në qoftë se jeni të përzgjedhur, ju do të paguani tarifën e vizave në ambasadë kur ju të keni intervistën. Kujdes nga mashtrimet në lidhje me pagesën e tarifave të vizave!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama