Cilesia e dietes ushqimore ndikon ne cilesine e gjumit

Cilesia e dietes ushqimore ndikon ne cilesine e gjumit

Dieta ushqimore dhe gjumi janë të ndërlidhura në aspektin e jetesës së shëndetshme që do të thotë se për një gjendje optimale shëndetësore është thelbësore të bësh zgjedhje që prijnë drejt një gjumi të rehatshëm, diete të balancuar dhe drejt një aktiviteti të rregullt fizik.


Ka aq shumë faktorë që ndikojnë për një gjumë të rehatshëm, duke nisur që nga stresi në punë, përgjegjësitë familjare e deri te ngjarjet e sfidat e papritura apo sëmundjet. Ju nuk mund ti mbani nën kontroll gjithë këta faktorë por një sërë studimesh pohojnë se vetëm duke përmirësuar dietën ushqimore do të keni rezultate për një gjumë çlodhës.

Studimi më i fundit ishte një studim i randomizuar ku u përfshin 26 subjekte në numër të barabartë 13 femra e 13 meshkuj, me peshë normale dhe moshë mesatare 35 vjeç. Rezultatet treguan se sasi më të mëdha fibrash mundësonin më shumë kohë në stadin e thellë të gjumit ndërkohë që konsumi i yndyrave dhe sheqernave në sasi të lartë vononte rënien në gjumë dhe prishte ekuilibrin e ciklit të gjumit. Zbulimi më befasues i këtij studimi ishte se edhe një ditë e vetme dieta e së cilës ishte e varfër në fibra dhe e pasur në yndyra ishte në gjendje të ndikonte në parametrat e gjumit.

Le të marrim në konsideratë tre problemet më të zakonshme të gjumit lidhur me mungesat apo pamjaftueshmërinë e vitaminave dhe mineraleve në dietën ushqimore:

Turbullira në të fjeturit: magnezi luan rol kyç në fiziologjinë e gjumit. Insomnia është një nga simptomat që shkaktohet nga deficiti i magnezit i cili mund të jetë edhe shkaku i depresioneve në shkallë të rëndë dhe sëmundjeve mendore.

Turbullira gjatë të fjeturit: suplementet e kaliumit janë të dobishme në këtë rast. Kaliumi gjendet në formë pilule po është më e rekomandueshme ta përfitosh në gjendje të papunuar nga burime natyrale. Edhe pse gjerësisht kur mendohet për kaliumin mendohet se banania përmban vlerat më të larta, kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Bananet përmbajnë sasi të konsiderueshme të këtij minerali po burime më të rëndësishme mbeten bathët, zarzavatet jeshile, avokadot dhe patatet.

Ndjësi lodhjeje gjatë ditës: Ekziston një lidhje e fortë midis gjumit të zgjatur gjatë ditës dhe deficitit të vitaminës D. Burimi më i mirë i vitaminës D janë rrezet e diellit po jo të gjithë munden ta përfitojnë në këtë mënyrë për shkak të klimës apo kancerëve të lëkurës ndaj mund ta kompensojnë duke konsumuar disa lloje peshqish, të verdhat e vezëve apo qumësht.

Zbulimi se dieta ushqimore mund të influencojë gjumin dhe anasjelltas ka përfitime në fushën e shëndetësisë pasi i jep rol gjumit në zhvillimin e çrregullimeve kronike si hipertensioni, diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama